Kryetari i Unionit Botëror të Dijetarëve Musliman, Shejh Dr. Jusuf Kardavi, iu është ndaluar hyrja në Franca nga autoritetet shtetërore.
Dijetarët musliman të cilët nga ana e Qeverisë Franceze konsiderohen si radikal do të ndalohen nga hyrja në Francë, deklaroi presidenti francez Nikolas Sarkozi.
“Njerëzit të cilët nuk i respektojnë vlerat e Republikës Franceze nuk do të duhej të ishin këtu”, deklaroi Srakozi për radion France Info.
Sarkozi e përmendi rastin e dijetarit të njohur botërisht dhe Kryetarin e Unionit të Dijetarëve Musliman, Shejh Dr. Jusuf el-Kardavi, të cilit iu është ndaluar hyrja në Francë për të marrë pjesë në një takim të organizuar nga Unioni i Organizatave Islamike të Francës, që do të mbahet nga 6-9 Prill 2012.
Ai më tutje tha se e kishte njoftuar Emirin e Katarit, shtet në të cilin jeton dijetari Jusuf el-Kardavi, se ai “nuk ishte i mirëseardhur në territorin e Francës”.
Një asistent i presidentit Sarkozi tha se edhe përkundër faktit që Shejh Kardavi posedon pasaportë diplomatike, për të cilën nuk ka nevojë të bëhet kërkesë për vizë, shteti francez do të merr masa në ndalimin e hyrjes së tij në këtë shtet./mesazhi/