I pari fryt është se mëkatet e mëparshme shlyhen dhe kështu nëse penduesi iu përmbahet rregullave islame i mundësohet atij që të hyjë në xhennet, të cilin e ka përgaditur Allahu i Madhëruar për robërit e Tij të devotshëm. Në Xhennet ka gjëra që syri kurrë nuk i ka parë, as veshi të ketë dëgjuar për to dhe as mendja t’i ketë paramenduar ato.
Allahu Lavdiplotë thotë:
“Pra, për ata që kanë* vepruar, nuk di askush për atë kënaqësi (të zemrës e shpirtit) që u është caktuar atyre sis hpërblim.” [1]
Allahu i Lartësuar na ka urdhëruar në Librin e Tij që të shpejtojmë në kërkim të faljes së mëkateve tona dhe të ngutemi për fitimin e xhennetit, gjerësia e të cilit është sa gjerësia e qiellit dhe e tokës, i përgaditur për të devotshmit.
Allahu i Madhëruar thotë:
“Dhe ngutuni (me punë që meritoni) në falje mëkatesh nga Zoti juaj dhe për një xhenet, gjerësia e të cilit është si gjerësia e qiellit dhe e tokës, i përgaditur për të devotshmit. Të cilët japin kur janë të çlirët edhe kur janë në vështirësi dhe që e frenojnë mllefin, që ua falin (të keqen) njerëzve, e Allahu i do bamirësit.
Edhe ata të cilët kur bëjnë ndonjë (mëkat) të shëmtuar ose i bëjnë zullum vetvetes, e pëmendin Allahun dhe kërkojnë falje për mëkatet e tyre – e kush i fal mëkatet përveç Allahut? – dhe që duke ditur, nuk vazhdojnë në atë që kanë punuar (në të keqen).” [2]
Allahu i Madhëruar na sqaroi se “të devothmit” në këtë ajet nuk janë për qëllim melaiket e pastra apo të dërguarit e mbrojtur nga mëkatet, por këtu është fjala për njerëzit të cilët bëjnë gabime dhe mëkate, nënshtrohen dhe kundërshtojnë, drejtohen (në rrugën e drejtë) dhe shmangen, por shumë shpejt kthehen tek Zoti i tyre, e kërkojnë kënaqësinë e Allahut Lavdiplotë, e lusin Allahun që t’i falë ata dhe e kërkojnë mëshirën e Tij.
[1] Sexhde:17
[2] Ali Imran: 133-135