Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Së shpejti do të lëshohet Windows 8 për konsumatorë Mon 27 Feb 2012 - 21:17 | |
| Microsoft është duke e bërë të qartë se kush është shënjestra për Windows 8 me një vëzhgim për konsumatorë të sistemit operativ të planifikuar për të dalë më 29 shkurt. Por a do të fillojnë bizneset ta përdorin këtë sistem të ri operativ?
Gjatë kësaj jave, pas muajve të thashethemeve dhe copëzave të informacioneve të treguara, publiku më në fund do ta shohë – dhe shkarkojë – versionin e fundit të Windows 8.
Të mërkurën, në një ngjarje që përputhet me Kongresin Botëror për Celularë që do të mbahet në Barcelonë të Spanjës, Microsoft planifikon të lëshojë versionin që vetë e quan “vëzhgim për konsumatorë” të Windows 8.
Vetë emri është mjaft domethënës. Për diçka ky version dallon nga versioni i mëhershëm testues – i quajtur “shikimi paraprak nga zhvilluesit” që doli në konferencën Build të Microsoft në muajin shtator.
Më e rëndësishmja, tani ky version i ri do të ketë si cak konsumatorët. Por a do të jetë edhe për bizneset si cak që e mbajnë ndërmarrjen Microsoft mjaft të fuqishme?
Nuk ka dyshim që Microsoft ka nevojë për të bërë një shtytje para në hapësirën e kokës së konsumatorëve. Me përjashtime të theksuara të konzollës së vet për lojëra, Xbox, dhe sensorit të lëvizjes, Kinect, Microsoft nuk ka dalë aq mirë në mesin e konsumatorëve. Windows Phone është duke çaluar sa i përket forcës tërheqëse ndaj konsumatorëve dhe ndërmarrja është mjaft prapa tabletëve.
Windows 8 – i dizajnuar nga pjesa e poshtme deri tek tabletët të ndjeshëm në prekje dhe desktopët me mi dhe tastierë dhe llaptopët – ka për qëllim të kapë më shumë treg të konsumatorëve, veçanërisht tregun e tabletëve.
Por çfarë mund të thuhet për bizneset, të cilat kanë qenë aq të rëndësishme që shërbimet dhe prodhimet e Microsoft të jenë të pranishme aq gjerësisht në treg, duke i ndihmuar ndërmarrjes në mbërritjen e rekordeve megjithëse ishte ekonomia në rënie? A do të kalojnë ato në Windows 8? Çfarë ka për to në këtë sistem? Dhe nëse nuk kalojnë, a nuk tingëllon pak kjo si një problem i madh për Microsoft?
Ndërmarrja hulumtuese IDC bëri një parashikim gjatë fundit të vitit të kaluar për përdorimin e Windows 8 në kompjuterët personalë. IDC parashikoi që “Windows 8 do të jetë mjaft i parëndësishëm për përdoruesit e PC-ve, dhe ne presim që me të madhe të mos ketë veprimtari përditësuese nga Windows 7 në Windows 8 në atë formë të faktorit.”
Parashikimet e tjera të analistëve nuk ishin aq të tmerrshme për Microsoft. Por sipas tyre, bizneset me siguri që do të kenë një qëndrim prit-dhe-shiko me Windows 8, ose edhe madje nëse nuk kalojnë në këtë sistem, kjo nuk duhet t’i dhemb edhe aq shumë ndërmarrjes Microsoft.
Michael Silver, i cili është analist nga ndërmarrja hulumtuese Gartner, thotë që ai nuk mendon se bizneset do të fillojnë me të madhe ta përdorin Windows 8.
Çështja kryesore është lodhja për migrim,” thotë ai. Bizneset sapo kanë “shpenzuar disa vite duke provuar që ta vendosin Windows 7.”
Nëse organizatat vendosin që ta provojnë sistemin Windows 8, ato këtë mund ta bëjnë edhe në tabletë, thotë Silver. “Ne nuk i shohim ato duke kaluar në Windows 8 në çdo desktop dhe notebook.”/pcworldalbanian | |
|