Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Francë: Gjykata Kushtetuese e kundërshton ligjin armen Wed 29 Feb 2012 - 9:36 | |
| - Cito :
- Gjykata Kushtetuese e Francës ka vendosur që ligji lidhur me vrasjet masive të armenëve para një shekulli, nuk është në harmoni me Kushtetutën e Francës.
Ky ligj, që u miratua në muajin dhjetor të vitit të kaluar, e cilëson si krim refuzimin se vrasjet e afro 1.5 milion armenëve nga Perandoria Osmane, në vitin 1915, paraqesin gjenocid.
Turqia e ka mirëpritur këtë vendim.
Ministri i jashtëm i Turqisë, Ahmet Davutoglu, tha se qeveria në Ankara do të takohet së shpejti për të shqyrtuar vazhdimin e kontakteve ekonomike, politike dhe ushtarake me Francën, që ishin ndërprerë nga Turqia, pasi Parlamenti i Francës e kishte miratuar legjislacionin e përmendur./rfe/ | |
|