Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | “Plani Kosova” për Sirinë | |
Me nismën e Shteteve të Bashkuara dhe Francës. një draft-rezolutë po qarkullon në mesin e anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Synimi i rezolutës është qasja e OKB-së dhe organizatave tjera humanitare tek populli sirian. Ajo gjithashtu kërkon ndërprerjen e menjëhershme të operacioneve ushtarake të regjimit, lirimin e të burgosurve dhe tërheqjen e forcave qeveritare nga qytetet dhe qytezat. Qasja e tillë kërkohet menjëherë dhe drafti parashikon që Damasku duhet të bashkëpunojë brenda 24 orëve me OKB-së dhe "organizatat tjera humanitare".Perëndimi është duke llogaritur në Rusi, ndërsa mediat raportojnë se Kina mund të abstenojë edhe në një tjetër rezolutë për Sirinë.Moska e ka mbështetur pa mëdyshje referendumin kushtetues në Siri. Pekini ende nuk e ka komentuar. Megjithatë, një koment në “Xinhua”, i mbushur me “nëse” dhe “por”, është përkrahës i tij. “The Times Global” ishte më i qartë: "Kina duhet të qëndrojnë pranë Rusisë e të mbështes votimin (në Siri)... Kina dhe Rusia duhet ta mbështesin dhe ta nxisin reformimin e regjimit të Assadit...”!“GT” ka shtuar: "Në të kaluarën, Kina është zhvilluar duke iu bindur urdhrave të dominuara nga Perëndimi. Por, në vitet e fundit bota ka tendenca për ta kufizuar zhvillimin e Kinës. Është e pashmangshme që Kina tani e sheh të nevojshme kundërshtimin e kësaj. Çështja siriane mund të shihet si një pikë konfrontimesh".Shqetësimi i Kinës është që të mos i tendosë pa nevojë marrëdhëniet e saj me SHBA. Komenti i “Peoples’s Daily” i bëri thirrje Washingtonit "që të gjej mënyra për të ndarë të drejtat dhe fuqinë me Kinën”. Por, kur është fjala te Siria, Kina thotë se intervenimi perëndimor do ta hap “Kutinë e Pandorës”.Ditorja saudite, “Asharq al-Euset”, ka cituar burimet amerikane në Pentagon se SHBA-të po punojnë në një lloj të tillë të intervenimit në Kosovë, pa mandatin e KS të OKB-së.Plani i Kosovës përfshinë ndërhyrjen ushtarake për ta mbështetur misionin humanitar. Edhe zyrtarët turq në Ankara kanë filluar ta përdorin të njëjtën ide të Kosovës për Sirinë.CNN ka raportuar se Pentagoni ka hartuar plane "të hollësishme" ushtarake për të ndërhyrë në Siri.Por, momentalisht është e vështirë të imagjinohet nëse pa mandat të OKB-së, Turqia ose NATO do ta ketë guximin të ndërhyjë ushtarakisht në Siri. /Telegrafi/ | |
|