Ishte dite e diel. Nje burr zgjohet heret ne mengjes dhe merr ne dore gazeten dhe per te hequr lodhjen e nje jave te tere, mendon te kaloje gjithe diten ne shtepi. Por, pikerisht ne kete moment vjen i biri dhe e pyet kur do te shkojne bashke ne park.
Burri i kishte dhene fjalen te birit se kete fundjave do ta dergonte ne park. Por, ngaqe nuk kishte fare deshire qe te dilte nga shtepia ate dite, ishte i detyruar qe te gjente nje pretekst. Ne ate kohe i zune syte se gazeta ate dite kishte shperndare edhe nje flete shtese me harten e botes. Ne fillim e grisi harten ne copa te vogla dhe pastaj i'u drejtua te birit: "Po arrite ta rregullosh harten do te çoj ne park." Dhe mendoi me vete: "Shpetova, edhe profesorit me te mire te gjeografise po t'ia japesh keto copat e hartes nuk e rregullon dot perpara mbremjes".
Por nuk kishin kaluar as 10 minuta nga kjo kur i vjen i biri duke vrapuar dhe i thote:" Baba e rregullova harten, tani mund te ikim ne park".
Babai ne fillim nuk e besoi dhe deshi ta shikonte me syte e tij. Por, kur e pa se i biri e kishte rregulluar me te vertet harten, e pyeti i habitur se si kishte arritur ta rregullonte. I biri iu pergjigj: "Ne faqen mbrapa hartes ishte figura e nje njeriu. Une e rregullova njeriun, ne kete menyre u rregullua e gjithew bota.