Me afrimin e zgjedhjeve presidenciale në Amerikë, myslimanët e disa shteteve atje, po mundohen të kenë një rol aktiv duke u bashkuar dhe votuar si një bllok i vetëm.
Kjo ishte përmbledhja e një studimi të përgtitur nga Institucioni i Politikave Sociale dhe Mirëkuptimit me qendër në Uashington. Daniel Hamel, një nga pjesëmarrësit në studim, thotë se nëse myslimanët arrijnë të votojnë në bllok mund të kenë ndikim të madh në zgjedhjet e ardhshme. Ai shtoi se disa shtete si Florida, myslimanët zënë vend të rëndësishëm për nga numri i votuesve.
Sipas vlerësimeve më të fundit, në Florida jetojnë 124 mijë votues myslimanë, të cilët kanë luajtur rol kryesor në zgjedhjet e kaluara. Në vitin 2000, ishin votat e myslimanëve të Floridës ata që i mundësuan presidentit Bush të fitojë ndaj kokurentit të tij Algor. Siç e dimë, Bush fitoi me një përqindje shumë të ulët. Një rol të rëndësishëm myslimanët luajtën edhe në zgjedhjen e presidentit aktual Barak Obama.
Edhe pse shumë ekspertë mendojnë se mundësitë që myslimanët të votojnë në bllok janë të pakta, fryma islamofobe e përhapur ndaj tyre vitet e fundit, mund të çojnë në unifikimin e tyre dhe votimin në bllok. /ardhmeriaonline/