Erdhi një person dhe më tha, kamë braktisur çdo gjë pos duhanit.
☺I thashë: A don ta lësh edhe atë?
☻Tha: Pasha Allahun, ky duhan po më shqetëson, e kam të pamundur ta braktisi atë.
☺I thashë: Dëgjo! Pas çdo cigare që pin, fali dy rekate namaz.
☻Tha: Dy rekate?!!
☺I thashë: Merr abdest për ato dy rekate, edhe nëse je me abdest.
Pas kësaj (ndodhie) më ka takuar duke qeshur dhe më tha: O doktor, ditën e parë kam pirë vetëm pesë cigare, (dmth) prej tridhjetë cigareve kam rënë në pesë.
Kam vazhduar të veproj kështu, e pastaj sa herë që doja ta ndizja një cigare, shejtani më thoshte se ke patjetër ta dhezësh tani. Mos harro ke marrë abdest, ke me u falë… jo-jo-jo mos e dhez!
Thotë: Ditën e parë kam pirë pesë cigare, në ditën e dytë kam pirë tre cigare; me ndihmën e Allahut nuk ka kaluar një javë dhe unë e kam braktisur cigaren.
Dr. Halid el-Xhubejr thotë: Nuk e kam paramenduar se kjo i bën dobi në lënjen e cigares, andaj ai që dëshiron ta braktisë duhanin le të veproj kështu!
Dr. Halid el-Xhubejr, Allahu e ruajtë.
Përktheu: Valdet Kamberi