Pjesa dërmuese e adoleshentëve tanë vishen në mënyra të ndryshme, kryesisht femrat janë ato që vishen në mënyrë provokuese. Ndonëse këtë e bëjnë edhe përkundër mosaprovimit nga ana e prindërve. Sido që të jetë, moda te ne vazhdon të jetë “IN”, të rinjtë paraqiten me lloj-lloj veshjesh u pëlqen apo nuk u pëlqen prindërve.
Shumë herë disa prej tyre dalin fshehurazi nga prindërit në mënyrë që të mos ua shohin veshjet e tyre. Edona Berisha është njëra nga të shumtat e vajzave që shpeshherë ndodhet në situata të tilla, kur qortohet nga prindërit për shkak të veshjes.
“Kuptohet që ne të rinjtë jemi të dhënë pas veshjes, në këtë rast edhe mua më tërheq shumë të kem një veshje të jashtëzakonshme. Mirëpo ka raste kur familja nuk më lë të vishem ashtu siç dua unë, mirëpo kjo nuk ndodh shpesh. Në jetën e përditshme nuk më pëlqen të jem me një veshje provokuese, në realitet minifundet, apo veshjet me gjymtyrë të zbuluara të trupit i bëj vetëm kur kam ndonjë mbrëmje speciale, apo kur jam në ndonjë dasmë apo ndonjë gazmend tjetër. Ndërsa sa i përket veshjes në shkollë, ndonjëherë ka raste kur vishem ashtu siç dua unë, e ndonjëherë siç dëshirojnë prindërit. Mirëpo ka edhe raste kur vishem tinëz prindërve”, ka thënë ajo për “Zërin”.
Në një situatë të ngjashme me Edonën ndodhet edhe Njomza Dobërdoli e cila në disa raste bie në konflikt me prindërit sepse ata jo gjithnjë e lënë të vishet ashtu siç dëshiron ajo.
“Veshjen e bëj ashtu siç dua, mirëpo kjo nuk më ndodh gjithnjë. Ka raste kur prindërit më kritikojnë kur vesh ndonjë bluzë që zbulon gjoksin tim, apo kërthizën, mirëpo edhe kur vesh ndonjë minifund, marr kritika. Mirëpo unë përpiqem që të mos e teproj me veshje, ndonjëherë mund të ndodhë edhe kjo por jo gjithnjë. Veshjen provokuese, më pëlqen ta bëj kur jam në ndonjë festë, në ndonjë aheng dasmor apo edhe kur kam ditëlindjen. Ndërsa sa i përket blerjes së rrobave ndodh që shpeshherë t’i blej së bashku me prindërit, e kur blej ndonjë minifund që dua ta vesh gjatë ditës kur dalë më shoqe, këtë e bëj tinëz mamit. Ndodh që rrobat t’i ndërrojmë edhe me shoqe, ndonjëherë dua të vesh ndonjë bluzë apo minifund të ndonjë shoqes sime, ku edhe ato e preferojnë këtë dhe në këtë rast mund të dukemi me lloje të ndryshme të veshjes sa herë që dalim bashkë”, shton ajo.
Edhepse veshjet e tilla nuk lejohen me normat shkollore siq duket kjo nuk ju pengon shume stafit shkollor madje shpesh eshte edhe terheqese per ta. Shpesh arsimdhenesve ju pengon nese vajzat vishen me shume se zakonisht duke bartur veshjen Islame.
Këtë telashe nuk e kan edhe meshkujt, por megjithkëtë edhe ata nuk mund të jenë të kënaqur për shkak se jo të gjithë mund të blejnë shpeshherë veshje me çmim të lartë. Kështu po ndodh edhe me Mentor Zeqirin, i cili jo gjithnjë mund ta ketë atë veshje që e preferon.
“Ne meshkujt nuk kemi probleme me prindërit sa i përket veshjes, këtë e kemi shumë mirë, sepse nuk vishemi ashtu siç vishen femrat tona. Unë mund të them se problem me veshje kam vetëm atëherë kur dua të blej diçka të shtrenjtë dhe që prindërit ndonjëherë nuk e bëjnë këtë. Në realitet unë jam shumë shpenzues i madh sa i përket veshjes, mirëpo kuptohet që me këtë standard që kemi në Kosovë, vështirë të vishemi gjithnjë me firma të shtrenjta. Ndonëse ndonjëherë ndodh që veshjet t’i shkëmbejmë edhe me shokë. Mirëpo kjo ndodh te pjesa dërmuese e të rinjve, sepse kjo është faza që ndiejmë nevojë, por kjo nuk zgjat shumë, kalon me moshën e rritur”, thotë ai.
Duan apo nuk duan adoleshentët përsëri vëzhgohen nga prindërit dhe jo gjithnjë ata mund të dalin të veshur ashtu siç mendojnë se ata duken më në formë, sepse jo gjithnjë veshja provokuese mund të jetë në modë.