Një tru i pajetë i një gruaje është larguar nga lumi Shkumbin në Tetovë. Sipas policisë, gruaja e pajetë ishte parë në pjesën e epërme të lumit nga qyteti, kurse trupi është larguar nga lumi nga kalimtarë të rastit në afërsi të Klinikës së qytetit në Tetovë.
Hetim është duke bërë policia e Tetovës, kurse gjykatësi hetues është në vendin e ngjarjes, kurse tani për tani nuk ka informacione për rrethanat se si kjo grua është gjetur në ujërat e këtij lumi.
Sipas deklaratës së një dëshmitari, bëhet fjalë për një grua të moshuar, e cila ka pasur lëndim në kokë, ndërsa ishte larguar nga uji me ndihmën e qytetarëve të cilët e kanë parë trupin.