Sponsori i Premier Ligës angleze në futboll “Barclays”, është duke e shqyrtuar mundësinë që të heqë shampanjën si shpërblim për lojtarin e ndeshjes
Ky hap pritet të merret për të evituar fyerjen ndaj futbollistëve muslimanë. Futbollisti i Manchester Cityt, Yaya Toure, kishte refuzuar këtë ‘shpërblim’ tradicional, pasi u shpall lojtari i ndeshjes në fitoren kundër New Castlet, tre javë më parë. Në çastin kur bashkëlojtari i tij, Jolean Lescott, u mundua t’ia jap shishen e shampanjës Yayas ai e refuzoi, duke i thënë: “Unë nuk pi, unë jam musliman, kështu që mbaje ti”. Një javë më vonë, futbollistët e Manchester United janë tallur me këtë çështje. “Barclays është duke shqyrtuar mundësinë që të heqë alkoolin si shpërblim, duke marrë parasysh se në ligë luajnë lojtarë të feve e kombësive të ndryshme”, ka thënë një burim i afërte me sponsorin. Shampanja i jepet si shpërblim lojtarit më të mirë të ndeshjes e cila transmetohet drejtpërdrejt, traditë kjo që së pari ka nisur të aplikohet në vitin 1992. .