Dijetari i mirënjohur Dr. Jusuf Kardavi ftoi umetin islam që të falen dhe luten për ndihmën e vëllezërve të tyre në Siri, të cilët po qëndrojnë heroikisht për ta arritur lirinë e tyre ndaj sistemit të poshtër të Asadit.
Në ligjëratën e së premtes në xhamin Omer b. Hatab në Douha, tha se populli i Sirisë i cili thërret për rrëzimin e pushtetit e ka thyer pengesën e heshtjes dhe frikës, dhe nuk kthehen mbrapa përderisa nuk e rrëzojnë këtë pushtet, sa do që të përjetojnë mbytje, prangosje, uri, terror nga milicia e Asadit...
Ndihmëtarët e diktatorëve janë qentë e xhehenemit, sepse ata janë që i torturojnë njerëzit në shtëpitë dhe rrugët e tyre dhe i përdhunojnë fëmijët dhe grat, ata janë çnjerëzorë, ata patjetër do të shkatërrohen sepse nuk ka vend për ta, edhe Asadi do të përfundoj, sepse Allahu nuk do ti lë përherë ata.
Dr. Kardavi nxiti të pranishmit që të luten për popullin e Sirisë për fitore, dhe të bëjnë lutje kundër diktatorëve që Allahu ti shkatërroj sa më parë, duke thënë: “ Lutuni kundër tyre në namazet e juaja dhe në sexhdet e juaja dhe në vetmit tuaja, që Allahu ta zbrit dënimin e Tij të cilin e meritojnë shkatërrimtarët. E kemi obligim të lutemi kundër tiranëve, e ata janë zullumqarët më të mëdhenjtë, diktatorët më të këqijtë, dhe Allahu kurrsesi nuk do ti lë ata.
Ai sërish e përsëriti thirrjen e tij për njerëzit e ndershëm dhe të ndërgjegjshëm brenda ushtrisë siriane që të dezertojnë, duke e ritheksuar se qëndrimi në të është krim, dhe është ndihmesë për diktatorët në mbytje të vëllezërve, motrave, të afërmve dhe qytetarëve tu musliman, të cilët nuk kanë mëkat pos që kanë dal të thërrasin për liri dhe nderë./mesazhi/