Krerët e Bashkimit Demokratik për Integrim të drejtuar nga lideri i partisë, Ali Ahmeti, sot janë marrë me futboll. Përmes lojës, zyrtarët e kësaj partie e kanë shënuar 10 vjetorin e themelimit të këtij subjekti politik. Pas përfundimit të turneut i cili u mbajt në Gostivar, lideri i partisë nuk u prononcua për mediat.
Me rezultat 5 me 3, ka fituar ndeshjen sot skuadra e deputetëve të drejtuar nga kreu i BDI-së Ali Ahmeti në manifestimin sportiv kushtuar dhjetë vjetorit të formimit të Bashkimit Demokratik për Integrim. Gjatë ndeshjes kreu i BDI-së Ali Ahmeti, lehtë e pati me kundërshtarët e partisë së tij, rininë e BDI-së.
Manifestimi sportiv është bërë me qëllim që degët dhe nëndegët të njihen mes vete, ka deklaruar me këtë rast kreu i këshillit organizativ të dhjetëvjetorit Gëzim Ostreni.
“Për të gjithë më është e njohur se BDI I ka bërë tanimë dhjetë vite që nga formimi I partisë politike është parti e gjeneratave të reja dhe ishte më se e nevojshme ta shënojmë këtë jubile të decenies së parë të BDI-së. Kjo është edhe arsyeja që I hymë kësaj pune me kërkesë të rinisë dhe anëtarëve tjerë për të mundësuar që të njihen ndërmjet degëve të rinjtë me qytetarët, dhe të shohin qytetarët se BDI ka një plejadë të rinjsh vetëm në lojërat sportive si shah, futboll, pingpong dhe aktivitete tjera”, deklaroi Gzim Ostreni, kryetar I këshillit organizativ.
Fitues të turneut të dhjetëvjetorit të formimit të BDI-së, doli Dega e Tetovës e përbëra nga pjesëtarë të rinisë së BDI-së dhe anëtarë tjerë. Bashkim Sulejmani