Në Turkistanin Lindor nga torturat policore u vra fëmija që ndiqte arsmim fetar fshehurazi.
Në Turkistanin Lindor në qytetin Korla u arrestu një dymbëdhjetvjeçar nga policia kineze. Ai ndiqte mësimin e Kuranit në shtëpinë e një imami emri i të cilit nuk është bërë i ditur. Dymëdhjetvjeçari dha shpirt gjatë torturave në stacionin policor.Të dielën e kaluar Merzahit ishte kapur në arrest nga policia kineze. Ditën e nesërme përmes një telefonate nga ana e policisë i është kumtuar nënës së Merzahitit: “djali juaj ka bërë vetvrasje” dhe i ishte kërkuar ta merrnin trupin e pa jetë. Sipas të dhënave që i kishte dhënë polici, ishte bërë e ditur se Merzahiti kishte bërë vetvrasje duke goditur kokën në murin e burgut. Pas marrjes së trupit, policia kishte kërkuar nga nëna e Merzahitit që të bëhet varrimi pa lajmërurar njerëzit në rrethinë. Merzahiti u varros më 22 Maj në mënyrë të fshehtë pas një presioni të madh nga qeveria diktatoriale kineze. Gjatë varrimit ishte e pranishme edhe policia kineze, e cila nuk lejoi madje as leximin e Kur’anit. Sipas radios Hur Asya që transmetohet nga SHBA-ja, Merzahi në të vertet ishte nga qyteti Kuçar i provincës Shajar, kurse babai i tij ishte shpërngulur 11 vjet më parë në Arabi Saudite si azil kërkues. Radio thekson se Mirzahi kishte shkuar në qytetin Korla me kërkesën e babit për të djekur mësimet fetare te një imam. Së bashku me Mirzahin në të njejtën ditë ishin arrestuar edhe një nxënës tjeter së bashu me mësimdhënësin dhe nuk dihet asgjë për fatin e tyre. Në muajin Mars në fshatin Tovarçi afër qytetit Korla ishin vrarë 4 të rinjë ujgur gjatë përleshjeve me policinë kineze. Pas këtyre ngjarjeve, forcat e sigurisë së diktatures kineze kishin shtuar presionet në një masë të madhe mbi udhëheqësit fetar.