1- Mendjemadhi Muhammedi (alejhi selam) ka thënë: “Nuk do të hyjë në Xhennet ai që ka
në zemër qoftë edhe një grimcë mendjemadhësi…” (Transmeton Muslimi)
2- Ai qe nderpret lidhjet farefisnore Muhammedi (alejhi selam) ka thënë: “Nuk do të hyjë në Xhennet ai që i
ndërpret lidhjet farefisnore.” (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)
3- Bartësi i fjalëve Muhammedi (alejhi selam) ka thënë: “Nuk do të hyjë në Xhennet ai që bart fjalët.” (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)
4- Ai që i bënë keq fqiut Muhammedi (alejhi selam) ka thënë: “Nuk do të hyjë në Xhennet ai, që fqiu nuk është rehat prej tij.” (Transmeton Muslimi)
5- Koka e të këqive Muhammedi (alejhi selam) ka thënë: “Nuk do të hyjë në Xhennet koka e keqbërësve”. (Transmeton Ahmedi)
Sqarim: Fjala e Muhamedit (alejhi selam): “Nuk do të
hyjë në Xhenet…” d.m.th. nuk do të hyjë fillimisht për shkak të
cilësive të lartpërmendura, derisa të pastrohet prej tyre qoftë me
pendim në këtë botë, me marrjen e ndeshkimit të caktuar apo me falje nga
ana e Allahut azze we xhel-le.
Përshtati: Valdet Kamberi