Bllokada Izraelite ndaj Rripit të Gazës tani është aktive për pesë vjet rresht. Imponuar në qershor të vitit 2007, Izraeli beson se me anë të saj parandalon Hamasin për tu pajisur me mjetë kërcënuese ushtarake.
Kjo bllokadë u dënua nga 43 organizata humanitare dhe shtatë organe të Organizatës së Kombeve të Bashkuara të enjten. Një raport i lëshuar nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Koordinim të Çështjeve Humanitare thotë se situata është kritike jo vetëm nga ana humanitare por edhe bllokimi ekonomik shkakton kufizime të ashpra.
Që nga viti 2009 marina Izraelite ka ndaluar qasjen në peshkim 3 milje përtej bregdetit të Gazës, gjë që ka dëmtuar rënde jetesën e 35.000 banorëve.
Gaza është një prej rajoneve më te dendura nga popullsia në botë. Me 34% të fuqisë së saj punëtore dhe më shumë se gjysmën e popullsisë së saj rini e papunë, GDP-ja e Gazës për kokë banori është 17% më e ulët se sa në vitin 2005.
Më shumë se 90% të ujit nga ujësjellësit nuk është i pijshëm dhe nevojitën më së 71.000 shtëpi për akomodimin e banorëve në rritje. Pothuajse gjysma e popullsisë vuan nga pasiguria e ushqimit dhe rreth 80% jetojnë në ndihma.
Filipo Grandi, kreu i UNRWA-së në Palestinë, gjithashtu përmend pasojat mendore të bllokadës, pasi lëvizja e lirë është e kufizuar.
Izolimi i Gazës ka detyruar hapjen e tuneleve për furnizim me mallra. Që nga 2007-ta 172 palestinezë kanë vdekur në tunelet mes Gazës dhe Egjiptit.
Gjatë kësaj periudhe, forcat Izraelite kanë vrarë 2300 palestinezë dhe kanë plagosur më se 7700./mesazhi/