NJE HISTORI SHUME E BUKUR.
Umeri r.a.blen një kalë nga një beduin, i jep të hollat dhe i hyp kalit të largohet. Por, shikon që kali çalonte, gjë të cilën ai nuk e kishte vënë re kur e kishte blerë. Menjëherë, Umeri r.a.u kthye dhe vajti tek personi të cilit i kishte blerë kalin dhe i tha:”Merre kalin se çalon.” Por beduini ia ktheu:”O prijës i besimtarëve! Unë nuk e marr, pasi ti kur e bleve kalin e bleve të saktë dhe pa probleme.” Umeri i tha:”Le të shkojmë tek një i tretë që të gjykojë mes nesh!” Burri i tha:”Le të marrim Shurejh bin Harith Elkendij. Umeri iu përgjigj:”Edhe unë e pranoj atë.”
Të dy vajtën te Shurejh dhe ai me të dëgjuar çështjen, u drejtua nga Umeri dhe e pyeti:”A e morre kalin të saktë o Prijës i besimtarëve?” “Po” iu përgjigj ai. Shurejhu i tha:”Atëherë mbaje mallin e blerë ose ktheje të saktë siç e ke marrë fillimisht.” Umeri, pasi e dëgjoi këtë vendim të Shurejhut, e harroi plotësisht çështjen e kalit dhe i mrekulluar i tha:”Po. Gjykata nuk mund të funksionojë veçse kështu!” Më pas i tha:”Nisu për në Kufa, pasi të kam emëruar gjykatës të atij qyteti.”