Ebu Hurejra r.a. tregon se i Dërguari i Allahut alejhi selam ka thënë: "Nuk do të bëhet Kiameti derisa:
- Njerëzit të bëjnë gara me njëri- tjetrin në ngritjen e ndërtesave të larta dhe
- Dy grupe të mëdha të luftojnë mes tyre nga ku do të ketë pasoja të mëdha për të dyja palët, ndërsa që të dyja do të ndjekin të njëjtin besim fetar
- Të dalin afër tridhjetë Dexhxhalë mashtrues e secili prej tyre të shtiret si i dërguar i Allahut
- Të hiqet dija fetare (nga vdekja e dijetarëve islam)
- Të shtohen tërmetet
- Koha të ikë shumë shpejt
- Të shfaqen fitnet (trazirat, sprovat vështirësitë e stërmundimet)
- Të shtohen vrasjet
- Të shtohet ndër ju pasuria aq shumë, saqë pasaniku do të shqetësohet se nuk ia merr kush lëmoshën dhe, sa herë që do t'ia zgjasë atë dikujt, ai do t'i thotë: 'S'kam nevojë për të!'
- Kur një njeri të kalojë pranë varrit të dikujt të thotë: 'Ah sikur të isha unë në vendin e tij!'
- Derisa dielli të lindë nga perëndimi. Kur ai të lindë nga perëndimi dhe njerëzit ta shohin këtë dukuri, ata të gjithë do të bëhen besimtarë muslimanë, por kjo do të jetë një kohë kur, siç thotë Allahu i Madhëruar në Kuran: " Askujt nuk do t'i bëjë dobi besimi i tij, nëse nuk ka besuar më parë ose nuk ka bërë ndonjë të mirë me besimin e vet " (Kuran, 6:158)