E ka pyetur Aijsha r.a. Pejgamberin alejhi selam për shkakun e zbritjes së këtij ajeti:
“Ditën kur toka ndryshohet në tjetër tokë, e edhe qiejtë (në tjerë qiejë), e ata (njërzit) të gjithë dalin sheshazi para Alahut Një, Mbizotruesit”. [Ibrahim:48]
Ku do të jemi ne ? (gjatë ndryshimit të tokës dhe qiejve)
Falënderimi i takon Allahut, do të jemi mbi sirat! (Urën e Siratit)
Gjatë kohës së ecjes në sirat nuk gjinden përveq se 3 vendeve:
1. Xhehennemi
2. Xhenneti
3. Sirati.
Ka thënë Pejgamberi alejhi selam:
“Të parët të cilët do ta kalojnë Siratin jam unë dhe ummeti im”.
SIRATI:
Në këtë rast nuk ka gjëra tjera përpos Xhennetit dhe Xhehennemit, mirpo në mënyre që të arrihet tek Xhenneti duhet të kalosh mbi Xhehnnemin. (Urën e Siratit)
Vendoset ura mbi Xhehennem emri i të cilit është “SIRAT” me madhësi (gjërësi) të Xhehennemit në fund të kësaj ure gjindet dera e Xhennetit dhe Pejgamberi alejhi selam i pret banorët e Xhennetit. (O Allah na bën prej tyre)
Ka thënë Pejgamberi alejhi selam:
“Dhe vendoset Sirati me madhësi të Xhehennemit…”
Përshkrimi i Siratit:
1. Më e hollë se kimja e flokëve
2. Më e mprehtë se shpata
3. “Errësirë e madhe sepse ndër te është Xhehennemi i zi, e i errët” nga zemërimi, ai gati coptohet.
4. Gjithë secili bartë gjunahet e veta mbi shpinën e tij, dhe kjo është ajo e cila e bën ecjen e ngadalshme për bartësit e gjunaheve nëse ato janë të shumta, Allahu na ruajt, dhe të shpejta sikurse vetëtima nëse ato (gjunahet) janë të pakta.
Bëni DURIM, BËHUNI TË QËNDRUESHËM
mbi sprovat e dunjasë, sprovat e dunjasë janë më të lehta, të japim mund për vetët tona dhe të ndihmojmë njëri tjetrin që të takohemi në Xhennet, gjerësia e të cilit është sa gjerësia e qiejve dhe e tokës, i pregaditur për të devotshmit.
“O Allah forcona këmbët tona në urën e siratit dhe na fut në Xhennet pa llogari, dhe pa shiju diç para tij prej dënimit.