islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
 
PortalForumPublikime postimeGalleryKërkoLatest imagesidentifikimiRegjistrohuTemate  ditës
Të nderuar vizitor dhe anëtarë ju tanimë keni mundësita merni aplikacionin e forumit me emrin islamieshtedrite direkt në linkun më poshtë dhe pasi që ta shkarkoni duhet ta instaloni duke lejuar në telefonin tuaj deri në fund të procedurës dhe pastaj do ta shikoni se ja kavlejt me e marë ngaqë nuk e gjeni një të tillë askund tjetër.
Aplikacioni vlen vetëm për android dhe nuk është për iphone apo ios.
Aplikacionin mund ta gjeni edhe ne playstore ku keto dite eshte postuar per prove shkruani ne plazstore islamieshtedrit dhe do tua nxjer për ta shkarkuar dhe instaluar.


MERENI NE PLAYSTORE NE LINKUN POSHT



UPLOADO GRATIS DERI 1 GIGA NE KETE WEBFAQE KLIKO

https://portal.start.io/#/pub/ads-txt
Rubrikat dhe Forumet
Tema Fundit
» Ilahije e re per Ramazan 2023 nga Merita Burniku: Pershendetje nga Gurbeti n'Ramazan
Ç'eshte lumturija e vertet -1 EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:31 nga Admin

» Përcaktimi i fillimit të Ramazanit, syfyrit dhe iftarit
Ç'eshte lumturija e vertet -1 EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:02 nga Admin

» Programi I aktiviteteve ne Ramazan ne Xhamine e Frankenthalit
Ç'eshte lumturija e vertet -1 EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:53 nga Admin

» Vaktia e Ramazanit per Frankenthal Gjermany dhe Qytetet tjera te Gjermanise
Ç'eshte lumturija e vertet -1 EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:48 nga Admin

» Dersi i pare ne Xhamine e Frankenthalit: Tre ceshtje me rendesi ne Ramazan
Ç'eshte lumturija e vertet -1 EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:29 nga Admin

» Mire se erdhe Ramazan Urime Muaji I Ramazanit Video Projekte
Ç'eshte lumturija e vertet -1 EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:21 nga Admin

» (Tregim Islam) Gjahtari dhe zogu
Ç'eshte lumturija e vertet -1 EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:50 nga Admin

» (Tregim Islam) Jeta jonë ndodhet në këtë tregim
Ç'eshte lumturija e vertet -1 EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:47 nga Admin

» (Tregim Islam)Zoti im, nëse kështu sillesh me të pabindurit, atëherë sa i mirë je ndaj atyre që të binden"
Ç'eshte lumturija e vertet -1 EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:39 nga Admin

» (Tregim Këshillues) Vrima në varkë
Ç'eshte lumturija e vertet -1 EmptyThu 24 Nov 2022 - 2:04 nga Admin

» (Tregim Keshillues) Mos e harro ombrellën në duanë e shiut
Ç'eshte lumturija e vertet -1 EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:58 nga Admin

» (Tregim islam) Tre vëllezërit
Ç'eshte lumturija e vertet -1 EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregim Islam) Historia e burrit i cili gërmoi malin për njëzet vjet
Ç'eshte lumturija e vertet -1 EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:40 nga Admin

» (Tregim Islam) Shtatë pyetjet
Ç'eshte lumturija e vertet -1 EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:34 nga Admin

» (Tregim Islam) Papagalli i mbretit
Ç'eshte lumturija e vertet -1 EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:24 nga Admin

» (Tregim Islam) Vlerësoje para se ta humbësh
Ç'eshte lumturija e vertet -1 EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:11 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i urtë
Ç'eshte lumturija e vertet -1 EmptyWed 27 Jul 2022 - 20:10 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për gruan dhe gjarprin e saj
Ç'eshte lumturija e vertet -1 EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:59 nga Admin

» (Tregime Islame) Këshilla e babait
Ç'eshte lumturija e vertet -1 EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Rrobaqepësi gënjeshtarë
Ç'eshte lumturija e vertet -1 EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe poeti
Ç'eshte lumturija e vertet -1 EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:48 nga Admin

» (Tregim Islam) Mbreti dhe shërbëtori
Ç'eshte lumturija e vertet -1 EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:37 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos u ndikoni nga njerëzit e këqinj dhe të ligë
Ç'eshte lumturija e vertet -1 EmptyTue 28 Jun 2022 - 10:16 nga Admin

» (Artikull) TË KËNAQI QË TË MASHTROJ!
Ç'eshte lumturija e vertet -1 EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:23 nga Admin

» (Tregime Islame) Poeti me qyp
Ç'eshte lumturija e vertet -1 EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:16 nga Admin

» (Shëndetësi) Kujdesi për veshkat gjatë stinës së verës
Ç'eshte lumturija e vertet -1 EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:13 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i varfër
Ç'eshte lumturija e vertet -1 EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:03 nga Admin

» (Tregime Islame) Fjala e mirë si pema e mirë
Ç'eshte lumturija e vertet -1 EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:00 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi mbretin i cili vendosi të shpërblejë me një kurorë floriri
Ç'eshte lumturija e vertet -1 EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos nënçmo asnjë vepër të mirë,
Ç'eshte lumturija e vertet -1 EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi plakun e urtë që ja tregoi mbretit mëshirën e Allahut xh.sh
Ç'eshte lumturija e vertet -1 EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:55 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi personin që shkoi në Haxh dhe gjeti një qese me flori
Ç'eshte lumturija e vertet -1 EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi një njeri i cili kishte gjashtë vajza dhe gruan e kishte shtatzënë për herë të shtatë
Ç'eshte lumturija e vertet -1 EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:45 nga Admin

» (Tregime Islame) Studenti që morri mësimin e jetës nga profesori
Ç'eshte lumturija e vertet -1 EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:42 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për plakun që deshi të shpëtonte macen nga mbytja në lum
Ç'eshte lumturija e vertet -1 EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:34 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregim pikëllues për gjyshin
Ç'eshte lumturija e vertet -1 EmptyTue 21 Jun 2022 - 20:04 nga Admin

» (Tregime Islame) Inat deveje
Ç'eshte lumturija e vertet -1 EmptyTue 21 Jun 2022 - 19:52 nga Admin

» (Tregime Islame) DHURATA E BUKUR E MATURANTIT
Ç'eshte lumturija e vertet -1 EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:41 nga Admin

» (Tregime Islame) Babai dhe djali
Ç'eshte lumturija e vertet -1 EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:36 nga Admin

» (Teme Islame) Rreze shprese
Ç'eshte lumturija e vertet -1 EmptySat 18 Jun 2022 - 20:18 nga Admin

Koha deri ne Ramazan
Kush është në linjë
435 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 435 vizitorë :: 2 Bots

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
Filmi i ri ne aplikacion

Sondazh
A e falni namazin rregullisht?
1.Po 5 kohë elhamdulilah
Ç'eshte lumturija e vertet -1 Empty96%Ç'eshte lumturija e vertet -1 Empty
 96% [ 287 ]
2.Vetëm Sabahun
Ç'eshte lumturija e vertet -1 Empty0%Ç'eshte lumturija e vertet -1 Empty
 0% [ 1 ]
3.Kur kam kohë
Ç'eshte lumturija e vertet -1 Empty0%Ç'eshte lumturija e vertet -1 Empty
 0% [ 1 ]
4.Vetëm Sabahun dhe akshamin
Ç'eshte lumturija e vertet -1 Empty0%Ç'eshte lumturija e vertet -1 Empty
 0% [ 1 ]
5.Vetëm xhuman
Ç'eshte lumturija e vertet -1 Empty1%Ç'eshte lumturija e vertet -1 Empty
 1% [ 2 ]
6.Nuk falem hiq
Ç'eshte lumturija e vertet -1 Empty2%Ç'eshte lumturija e vertet -1 Empty
 2% [ 7 ]
Totali i votave : 299
Rissi ne Forum
Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot

Statistikat
Forumi ka 3031 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Fadil Grisholli

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24389 artikuj v 13536 temat
PYETE HOXHËN

Gjeje Kiblen
Kohët e faljes së namazeve
Anketa Sondazhe
Alexa rang

 

 Ç'eshte lumturija e vertet -1

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
AFET BEADINI
Imam-Aktiv
Imam-Aktiv
AFET BEADINI


Numri i postimeve : 202
Data e regjistrimit : 15/04/2010
Mosha : 47
Nacionaliteti-Sheti : DOBERDOLL GOSTIVAR

Ç'eshte lumturija e vertet -1 Empty
MesazhTitulli: Ç'eshte lumturija e vertet -1   Ç'eshte lumturija e vertet -1 EmptyThu 6 May 2010 - 19:09

Përktheu nga boshnjakishtja: Afet Beadini
Ç'eshte lumturija e vertet

Hyrje

Vërtet, falënderimi i takon vetëm Allahut! Vetëm prej Tij kërkojmë ndihmë e falje. Kërkojmë mbrojtje prej Tij nga e keqja dhe veprat tona të shëmtuara. Atë që Allahu e udhëzon, nuk do të devijojë, ndërsa atë që e lë në devijim, askush nuk mund ta udhëzojë. Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër përveç Allahut, i Cili është Një dhe nuk ka tjetër pos Tij! Dhe dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i Dërguari i Tij. “O ju që besuat, kine frikë Allahun me një sinqeritet të vërtetë e mos vdisni, veçse duke qenë myslimanë (besimtarë).” (Al-i Imran: 102).
“O ju njerëz! Kine frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një vetje (njeriu) dhe nga ajo krijoi palën (shoqen) e saj, e prej atyre dyve u shtuan shumë burra e gra. Dhe kine frikë Allahun që me emrin e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin (akraballëkun) se Allahu është mbikëqyrës mbi ju.” (en-Nisa’: 1).
“O ju besimtarë, përmbajuni mësimeve të Allahut dhe thoni fjalë të drejta. Ai (Allahu) ju mundëson të bëni vepra të mira, ju shlyen mëkatet, e kush respekton Allahun dhe të Dërguarin e Tij, ai ka arritur një sukses të madh.’’ (el-Ahzabë: 70-71).
Lexues të nderuar, në këtë broshurë takohemi bashkarisht në një rrugë të mirësisë, në rrugën e miqësisë dhe në njërën nga shumë rrugët e fatit.
Shpresoj se Allahu xh.sh. do të na e peshojë këtë vepër në peshoren e veprave të mira, në Ditën e Gjykimit.
Lexues të nderuar: Mos vallë fati është përfytyrim apo realitet?
Ndoshta habiteni nga kjo pyetje. Gjithsesi, ekziston fat i vërtet (real) por edhe i përfytyruar. Përse kemi zgjedhur të flasim gjerësisht për këtë temë?
Arsyet për ta shtjelluar atë janë të shumta:
Çdo njeri në rruzullin tokësor dëshiron fat dhe mundohet ta arrijë atë.
Njerëzit mund të dallohen në mes tyre nga feja, raca, ushqimi dhe pija ose nga dëshirat dhe shprehjet; por ekziston diçka e përbashkët për të gjithë - dëshira për fat.
Besimtar ose jo, i mirë a i keq, çdonjëri prej tyre kërkon fat. Po t’i pyesim pse veprojnë ashtu, për ç’arsye, do të përgjigjen: Dëshiroj fat! Dhe kjo pa marrë parasysh a thjesht e shqiptojnë këtë fjalë, apo vërtet mendojnë ashtu.
1. Shumica e njerëzve nuk e gjejnë rrugën e fatit, por të gjithë dëshirojnë fat; shumica gabon dhe nuk e gjen atë rrugë. Të pakët janë ata që e gjejnë rrugën e drejtë te fati i vërtetë.
2. Synimi ynë - shpresoj se kjo do t’jua tërheqë vëmendjen dhe interesimin.
Shumica e myslimanëve (në veçanti ata që pohojnë se janë në Fe dhe që i vërejnë e ua kanë lakminë atyre që duken me fat) kjo u shkakton pengesa në rrugën e tyre drejt besimit në Allahun xh.sh. Në të shumtën e rasteve mendojmë gabimisht se janë të lumtur dhe se jetojnë në kulmin e lumturisë. Në këtë rast, është e nevojshme që dikush t’i përmbajë këta njerëz fort në këtë rrugë të drejtë.
Shpeshherë njeriu i thotë vetes (ose i thotë shejtani i mallkuar): Bëhu si ata, pse të mos e përjetosh lumturinë e vërtetë si ata?” Në këtë rast njeriu mashtrohet dhe devijon. Sa e sa njerëz janë mashtruar dhe kanë devijuar prej rrugës së vërtetë para vdekjes! Shumë njerëz, duke kërkuar fatin e vërtetë, i kalojnë të gjitha kufijtë. Por, asnjëherë nuk e përjetojnë fatin e vërtetë (as në këtë botë e as në tjetrën).
Ndoshta do të keni mundësi ta njihni realitetin e saj, se kur është e vërtet dhe kur e përfytyruar. Ndaj edhe e shkrova këtë broshurë rreth fatit, vëllezër të dashur.




PËRKUFIZIMI I LUMTURISË

Gjuhëtarët thonë se lumturia është e kundërta e mjerimit (pikëllimit). Kur themi se dikush është i lumtur kjo do të thotë se nuk është i hidhëruar (fatkeq).
Pedagogët dhe psikologët japin një përkufizim të shkurtër e të mirë: “Ajo është një kënaqësi e përhershme, rehati dhe disponim i gëzueshëm.” Kjo ndjenjë paraqitet kur ekzistojnë tre përbërës, të cilët njëkohësisht janë elementet kryesore të lumturisë së vërtetë:
1. Mirësia subjektive ( e lindur )
2.Mirësia e të jetuarit (të ndjesh se jeta është e mirë),
3. Mirësia e fatit (fati, kësmeti).






PARASHIKOJE LUMTURINË

Lexues të nderuar! Rreth kësaj do të shkruajmë më hollësisht, sepse bëhet fjalë për një problem të ndjeshëm e të rëndësishëm për përcaktimin e mënyrës së të jetuarit dhe për një mënyrë të shtrembër të të kuptuarit të lumturisë.





A mos vallë lumturia gjendet në pasuri? Në ngritjen e ndërtesave dhe pallateve të bukura? Kjo është lumturi? Shumica e njerëzve këtu gabojnë; mendojnë se i lumtur është ai që zotëron shumë para në bankë. I lumtur është ai që ka pasuri dhe të ardhura të mëdha. Ai është i lumtur sepse zotëron këtë dhe atë.
Disa njerëz flasin, por nuk mendojnë kështu, mirëpo shumica kështu mendojnë dhe në të janë të bindur. Duke u nisur nga ky mendim i gabuar, them: nuk qëndron lumturia në pasuri, sikurse thotë dhe një poet:
“Nuk është lumturi mbledhja e parave
dhe posedimi i pasurisë,
por i lumtur është
zotëruesi i devotshmërisë’’.
Vëllezër myslimanë, po mundohemi të sqarojmë mendimet rreth lumturisë në pasuri. Kjo është diçka shumë e rëndësishme, që sjell “lumturi’’. E prapëseprapë, nuk janë të gjithë pasanikët të lumtur. Ekzistojnë shumë persona të fuqishëm e të pasur, të cilët e kalojnë jetën e kësaj bote, në hidhërim e pikëllim. Përse?
Mundohen:
1. Të grumbullojnë pasuri,
2.Të ruajnë pasurinë dhe investimet e tyre,
3. Jetojnë me shqetësim dhe frikë se mos e humbin këtë pasuri e bëhen të varfër.
Sa njerëz ka që zotërojnë miliarda, e përsëri ndjejnë frikë, shqetësim? Përse e gjithë kjo frikë? Pse gjithë ky shqetësim? Ata frikësohen për pasurinë tyre, frikësohen se mos ndodhin ndryshime politike, apo se mos dikush ua grabit pasurinë.
Shihet qartë se njeriu i tillë s’jeton i lumtur, por në frikë, me shqetësime, haluçinacione, halle të ndryshme… me sy të pangopur me gjumë, etj. Pasuria mund të sjellë dobësim të shëndetit dhe shkatërrimin e njeriut.
Sa pasanikë janë marrë peng dhe vrarë për shkak të pasurisë së tyre? Sa pasanikë nuk mund të jetojnë në rehati me pasurinë e vet, as të ecin të lirë e as të udhëtojnë si duan, apo të flenë të qetë? E gjithë kjo vetëm për shkak të pasurisë. Sa e sa prej tyre kanë ngelur pa pasuri, nga ky ose ai shkak, dhe një pjesë të jetës e kanë kaluar në mjerim e pikëllim.
Ja pra, të përmendim disa shembuj konkretë:
a. Për rrëfimin historik të përmendur në Kur’an, mbi Karunin – kundërshtarin e Musait (a.s.)
Allahu xh.sh, thotë për këtë ngjarje në Kur’anin Famëlartë: “Ai (Karuni) doli para popullit të vet me stolinë e vet”
“Karuni ishte nga populli i Musait dhe ai e shtypte atë popull ngase Ne i patëm dhënë aq shumë pasuri sa që një grup i fuqishëm mezi bartnin çelësat e (pasurisë së) tij, e kur populli i vet i tha: ‘Mos u kreno aq fort sepse Allahu nuk i do të shfrenuarit!’” (el-Kasass: 76)
“Ai (Karuni) tha: ‘Kjo më është dhënë vetëm falë dijes time!’
Ai (Karuni) doli para popullit të vet me stolinë e tij, e ata që kishin synim jetën e kësaj bote thanë: ‘Ah, të kishim pasur edhe ne si i është dhënë Karunit, vërtet ai është fatbardhë!’” (el-Kasass: 78)
Për këtë, Allahu xh.sh. thotë: “Po Ne atë dhe pallatin e tij i rafshuam përtokë dhe, veç Allahut, nuk pati kush ta mbrojë e as vetë nuk pati mundësi të mbrohet.” (el-Kasass: 81)
“E ata që dje lakmuan të ishin në vendin e tij, filluan të thoshin: ‘A nuk shihni se Allahu me të vërtetë i jep begati e rehati atij që Ai do nga robërit e Vet, e edhe ia mungon atë atij që do, e sikur Allahu të mos bënte mëshirë ndaj nesh, do të na rafshonte përtokë edhe neve; sa habi, se si jobesimtarët nuk gjejnë shpëtim!” (el-Kasass: 82)
Çfarë “lumturie’’ është kjo dhe ç’përfundim është ky?! Po kështu do të flasë edhe Umejje ibn Halefi në Ditën e Gjykimit: “Pasuria ime nuk më bëri fare dobi.’’ (69:28)
Kështu, pra pasuria e tij nuk i bëri dobi.
b.Tregimi për Kristina Onassis:
Kjo është një ngjarje e çuditshme të cilën e kam ndjekur më shumë se 15 vjet, që na tregon se pasuria, sado e madhe qoftë, nuk mund të na mjaftojë si shkak lumturie. Episodi i fundit i këtij tregimi ka përfunduar para disa viteve. Kështu, Allahu xh.sh na jep shembuj të tillë rreth jobesimtarëve. Nuk është as për tu habitur se kjo është edhe pjesë e programit hyjnor, ndaj dhe po jua tregojmë shembullin e kësaj femre.
Për çfarë bëhet fjalë në këtë tregim rreth Kiristina Onasiss? Ajo është greke, vajza e një miliarderi të njohur grek, Aristotel Onasis të dikurshëm, pronar i disa ishujve dhe flotave. Më parë i vdiq nëna, pastaj vëllai, më në fund edhe babai, kështu që ajo mbeti si trashëguese e vetme (së bashku me njerkën). A e dini lexues të nderuar se sa pasuri ka trashëguar? Nga babai ka trashëguar më shumë se pesë miliardë rijalë!
Vajza, pronare e flotave të mëdha! Pronare e ishujve! Pronare e kompanive ajrore! Që do të thotë se kjo vajzë ka qenë pronarja e më shumë se 2 miliard eurove; ndërtesave, aeroplanave, anijeve… Sipas hamendjes së shumë njerëzve, do të thuhej se ajo është femra më e lumtur në botë.
Sa shumë njerëz do të dëshironin të jenë si ajo!? Sikur pasurinë e saj ta shpërndanim në njëqind njerëz, të gjithë do të ishin pasanikë të mëdhenj e do të kishin nga 20 milionë euro. Në mesin e njerëzve më të pasur, një grua e zotëron tërë këtë pasuri. Përfytyroni se ç’pasuri zotëron ajo! Pyesim, vallë, a është ajo e lumtur? Po jua rrëfej ngjarjen e saj dhe ju gjejeni përgjigjen vetë.
Nëna e saj ka jetuar një jetë katastrofale; është ndarë prej babait të saj. Vëllai i saj është mbytur në një fatkeqësi ajrore, gjatë një aventure ku pilotonte vetë.
Babai i saj s’është pajtuar me gruan e tij Zhaklin Kenedi, bashkëshorten e dikurshme të presidentit amerikan. Martesa e tij me të kushtoi miliona dollarë, vetëm e vetëm që të bëhej edhe më i njohur. Do të thonim se ishte martuar me “Zonjën e parë” të Amerikës.
Jeta e tij më të ishte e padurueshme.
Të përmendim vetëm disa pika të kontratës së kurorëzimit të tyre:
të mos flenë në të njëjtin shtrat,
nuk ka të drejtë për marrëdhënie intime
të blejë çka të dëshirojë ajo.
Përveç faktit se nuk është pajtuar me të, pas vdekjes së tij ajo hyri në mosmarrëveshje edhe me vajzën e tij.
E thënë shkurt, duke qenë gjallë babai i saj, ajo është martuar me një amerikan, me të cilin jetoi vetëm ca muaj. Pastaj u nda prej tij (më mirë të themi – u largua prej tij). Pas vdekjes së babait u martua me një djalosh grek me të cilin jetoi vetëm disa muaj dhe pastaj u shkurërëzua.
Pas kësaj, ajo e kërkoi fatin e vet një kohë të gjatë. A dini se me kë u martua për së treti? Gruaja më e pasur, absolutisht më e pasur në botë u martuar me një rus, komunist. Çfarë habie! Kulmi i kapitalizmit bashkohet me kulmin e komunizmit!
Kur e pyetën: “Po ti përfaqëson kapitalizmin, përse martohesh me një komunist?” – ajo u përgjigj: “Kërkoj lumturinë!’ Po, tha se kërkon lumturinë.
Pasi lidhi kurorë me të, kaloi në Rusi. Meqenëse ligjet e atjeshme asokohe nuk lejonin që dikush të ishte pronar i më shumë se dy dhomave, e as që të kishte shërbëtorë, u detyrua që t’i kryente vetë punët shtëpiake. Gazetarët e ndiqnin nga afër dhe kur e pyetën: “Si është e mundur të jetosh kështu dhe të punosh?” – ajo u përgjigj: “Kërkoj lumturinë time!’’ Me bashkëshortin e saj jetoi një vit, pastaj u shkurorëzua.
Në një manifestim në Francë, gazetarët e pyetën: “A je ti femra më e pasur në botë?” “Po, unë jam femra më e pasur në botë!” – u përgjigj ajo.
Në episodin e fundit të kësaj tragjedie, të këtij tregimi të vërtetë, ajo martohet më një francez. Vini re se u martua me katër burra nga shtete të ndryshme për të përjetuar lumturinë e vet. Kështu, tani u martua me një industrialist të pasur të Francës, me të cilin së shpejti lindi vajzë, por përsëri shumë shpejt u shkurorëzua.
Fundin e jetës e pati me shumë pikëllim e probleme. E gjetën të vdekur në banesën e saj në Argjentinë. Nuk dihet shkaku i vdekjes së saj. A qe shkak vdekja e natyrshme apo dikush e mbyti. U detyruan t’i bënin obduksion, pas të cilit e varrosën në njërin nga ishujt e babait të saj.
A e ndihmoi vallë pasuria këtë grua? Në këtë botë me siguri jo, ndërsa në botën tjetër ajo do të thotë – pasi ishte jobesimtare: “Pasuria ime nuk më bëri fare dobi!’’.(Hakka:28)
Pra, vetëm pasuria s’mjafton për të qenë i lumtur. Një nga përfytyrimet më të mëdha të lumturisë është pasuria.
Në kohën e sotme mund të shohim shumë shembuj, ku njerëzit e pasur jetojnë në shqetësim të përditshëm. Ai që ka humbur pasurinë, jeton i palumtur dhe me halle të shumta. Në lidhje me këtë, të përmendim edhe një ngjarje.
Një tregtar posedonte shumë miliona para. Ky është një njeri që e njoh personalisht. E humbi të gjithë pasurinë. Pas kësaj jeta e tij u vështirësua, varfëria e kaploi nga të gjitha anët, prandaj u detyrua të gjente ndonjë punë. Gjatë jetës punoi në një detyrë zyrtare të lartë në një ministri. Tani është i detyruar të punojë në shërbim të shtetit, me një punë fizike. Çfarë lumturie ka pasuria?
LUMTURIA NË PASURI
A mos vallë lumturia gjendet në pasuri? Në ngritjen e ndërtesave dhe pallateve të bukura? Kjo është lumturi? Shumica e njerëzve këtu gabojnë; mendojnë se i lumtur është ai që zotëron shumë para në bankë. I lumtur është ai që ka pasuri dhe të ardhura të mëdha. Ai është i lumtur sepse zotëron këtë dhe atë. Disa njerëz flasin, por nuk mendojnë kështu, mirëpo shumica kështu mendojnë dhe në të janë të bindur. Duke u nisur nga ky mendim i gabuar, them: nuk qëndron lumturia në pasuri, sikurse thotë dhe një poet:
“Nuk është lumturi mbledhja e parave dhe posedimi i pasurisë,por i lumtur është zotëruesi i devotshmërisë’’.
Vëllezër myslimanë, po mundohemi të sqarojmë mendimet rreth lumturisë në pasuri. Kjo është diçka shumë e rëndësishme, që sjell “lumturi’’. E prapëseprapë, nuk janë të gjithë pasanikët të lumtur. Ekzistojnë shumë persona të fuqishëm e të pasur, të cilët e kalojnë jetën e kësaj bote, në hidhërim e pikëllim. Përse? Mundohen: 1. Të grumbullojnë pasuri,2.Të ruajnë pasurinë dhe investimet e tyre,3. Jetojnë me shqetësim dhe frikë se mos e humbin këtë pasuri e bëhen të varfër.Sa njerëz ka që zotërojnë miliarda, e përsëri ndjejnë frikë, shqetësim? Përse e gjithë kjo frikë? Pse gjithë ky shqetësim? Ata frikësohen për pasurinë tyre, frikësohen se mos ndodhin ndryshime politike, apo se mos dikush ua grabit pasurinë.Shihet qartë se njeriu i tillë s’jeton i lumtur, por në frikë, me shqetësime, haluçinacione, halle të ndryshme… me sy të pangopur me gjumë, etj. Pasuria mund të sjellë dobësim të shëndetit dhe shkatërrimin e njeriut.Sa pasanikë janë marrë peng dhe vrarë për shkak të pasurisë së tyre? Sa pasanikë nuk mund të jetojnë në rehati me pasurinë e vet, as të ecin të lirë e as të udhëtojnë si duan, apo të flenë të qetë? E gjithë kjo vetëm për shkak të pasurisë. Sa e sa prej tyre kanë ngelur pa pasuri, nga ky ose ai shkak, dhe një pjesë të jetës e kanë kaluar në mjerim e pikëllim.Ja pra, të përmendim disa shembuj konkretë:
a. Për rrëfimin historik të përmendur në Kur’an, mbi Karunin – kundërshtarin e Musait (a.s.)
Allahu xh.sh, thotë për këtë ngjarje në Kur’anin Famëlartë: “Ai (Karuni) doli para popullit të vet me stolinë e vet”“Karuni ishte nga populli i Musait dhe ai e shtypte atë popull ngase Ne i patëm dhënë aq shumë pasuri sa që një grup i fuqishëm mezi bartnin çelësat e (pasurisë së) tij, e kur populli i vet i tha: ‘Mos u kreno aq fort sepse Allahu nuk i do të shfrenuarit!’” (el-Kasass: 76) “Ai (Karuni) tha: ‘Kjo më është dhënë vetëm falë dijes time!’Ai (Karuni) doli para popullit të vet me stolinë e tij, e ata që kishin synim jetën e kësaj bote thanë: ‘Ah, të kishim pasur edhe ne si i është dhënë Karunit, vërtet ai është fatbardhë!’” (el-Kasass: 78) Për këtë, Allahu xh.sh. thotë: “Po Ne atë dhe pallatin e tij i rafshuam përtokë dhe, veç Allahut, nuk pati kush ta mbrojë e as vetë nuk pati mundësi të mbrohet.” (el-Kasass: 81)“E ata që dje lakmuan të ishin në vendin e tij, filluan të thoshin: ‘A nuk shihni se Allahu me të vërtetë i jep begati e rehati atij që Ai do nga robërit e Vet, e edhe ia mungon atë atij që do, e sikur Allahu të mos bënte mëshirë ndaj nesh, do të na rafshonte përtokë edhe neve; sa habi, se si jobesimtarët nuk gjejnë shpëtim!” (el-Kasass: 82) Çfarë “lumturie’’ është kjo dhe ç’përfundim është ky?! Po kështu do të flasë edhe Umejje ibn Halefi në Ditën e Gjykimit: “Pasuria ime nuk më bëri fare dobi.’’ (69:28)Kështu, pra pasuria e tij nuk i bëri dobi.
b.Tregimi për Kristina Onassis:
Kjo është një ngjarje e çuditshme të cilën e kam ndjekur më shumë se 15 vjet, që na tregon se pasuria, sado e madhe qoftë, nuk mund të na mjaftojë si shkak lumturie. Episodi i fundit i këtij tregimi ka përfunduar para disa viteve. Kështu, Allahu xh.sh na jep shembuj të tillë rreth jobesimtarëve. Nuk është as për tu habitur se kjo është edhe pjesë e programit hyjnor, ndaj dhe po jua tregojmë shembullin e kësaj femre. Për çfarë bëhet fjalë në këtë tregim rreth Kiristina Onasiss? Ajo është greke, vajza e një miliarderi të njohur grek, Aristotel Onasis të dikurshëm, pronar i disa ishujve dhe flotave. Më parë i vdiq nëna, pastaj vëllai, më në fund edhe babai, kështu që ajo mbeti si trashëguese e vetme (së bashku me njerkën). A e dini lexues të nderuar se sa pasuri ka trashëguar? Nga babai ka trashëguar më shumë se pesë miliardë rijalë! Vajza, pronare e flotave të mëdha! Pronare e ishujve! Pronare e kompanive ajrore! Që do të thotë se kjo vajzë ka qenë pronarja e më shumë se 2 miliard eurove; ndërtesave, aeroplanave, anijeve… Sipas hamendjes së shumë njerëzve, do të thuhej se ajo është femra më e lumtur në botë. Sa shumë njerëz do të dëshironin të jenë si ajo!? Sikur pasurinë e saj ta shpërndanim në njëqind njerëz, të gjithë do të ishin pasanikë të mëdhenj e do të kishin nga 20 milionë euro. Në mesin e njerëzve më të pasur, një grua e zotëron tërë këtë pasuri. Përfytyroni se ç’pasuri zotëron ajo! Pyesim, vallë, a është ajo e lumtur? Po jua rrëfej ngjarjen e saj dhe ju gjejeni përgjigjen vetë. Nëna e saj ka jetuar një jetë katastrofale; është ndarë prej babait të saj. Vëllai i saj është mbytur në një fatkeqësi ajrore, gjatë një aventure ku pilotonte vetë. Babai i saj s’është pajtuar me gruan e tij Zhaklin Kenedi, bashkëshorten e dikurshme të presidentit amerikan. Martesa e tij me të kushtoi miliona dollarë, vetëm e vetëm që të bëhej edhe më i njohur. Do të thonim se ishte martuar me “Zonjën e parë” të Amerikës.Jeta e tij më të ishte e padurueshme.Të përmendim vetëm disa pika të kontratës së kurorëzimit të tyre:të mos flenë në të njëjtin shtrat,nuk ka të drejtë për marrëdhënie intimetë blejë çka të dëshirojë ajo.Përveç faktit se nuk është pajtuar me të, pas vdekjes së tij ajo hyri në mosmarrëveshje edhe me vajzën e tij.E thënë shkurt, duke qenë gjallë babai i saj, ajo është martuar me një amerikan, me të cilin jetoi vetëm ca muaj. Pastaj u nda prej tij (më mirë të themi – u largua prej tij). Pas vdekjes së babait u martua me një djalosh grek me të cilin jetoi vetëm disa muaj dhe pastaj u shkurërëzua.Pas kësaj, ajo e kërkoi fatin e vet një kohë të gjatë. A dini se me kë u martua për së treti? Gruaja më e pasur, absolutisht më e pasur në botë u martuar me një rus, komunist. Çfarë habie! Kulmi i kapitalizmit bashkohet me kulmin e komunizmit!Kur e pyetën: “Po ti përfaqëson kapitalizmin, përse martohesh me një komunist?” – ajo u përgjigj: “Kërkoj lumturinë!’ Po, tha se kërkon lumturinë.Pasi lidhi kurorë me të, kaloi në Rusi. Meqenëse ligjet e atjeshme asokohe nuk lejonin që dikush të ishte pronar i më shumë se dy dhomave, e as që të kishte shërbëtorë, u detyrua që t’i kryente vetë punët shtëpiake. Gazetarët e ndiqnin nga afër dhe kur e pyetën: “Si është e mundur të jetosh kështu dhe të punosh?” – ajo u përgjigj: “Kërkoj lumturinë time!’’ Me bashkëshortin e saj jetoi një vit, pastaj u shkurorëzua.Në një manifestim në Francë, gazetarët e pyetën: “A je ti femra më e pasur në botë?” “Po, unë jam femra më e pasur në botë!” – u përgjigj ajo.Në episodin e fundit të kësaj tragjedie, të këtij tregimi të vërtetë, ajo martohet më një francez. Vini re se u martua me katër burra nga shtete të ndryshme për të përjetuar lumturinë e vet. Kështu, tani u martua me një industrialist të pasur të Francës, me të cilin së shpejti lindi vajzë, por përsëri shumë shpejt u shkurorëzua.Fundin e jetës e pati me shumë pikëllim e probleme. E gjetën të vdekur në banesën e saj në Argjentinë. Nuk dihet shkaku i vdekjes së saj. A qe shkak vdekja e natyrshme apo dikush e mbyti. U detyruan t’i bënin obduksion, pas të cilit e varrosën në njërin nga ishujt e babait të saj.A e ndihmoi vallë pasuria këtë grua? Në këtë botë me siguri jo, ndërsa në botën tjetër ajo do të thotë – pasi ishte jobesimtare: “Pasuria ime nuk më bëri fare dobi!’’.(Hakka:28)Pra, vetëm pasuria s’mjafton për të qenë i lumtur. Një nga përfytyrimet më të mëdha të lumturisë është pasuria.Në kohën e sotme mund të shohim shumë shembuj, ku njerëzit e pasur jetojnë në shqetësim të përditshëm. Ai që ka humbur pasurinë, jeton i palumtur dhe me halle të shumta. Në lidhje me këtë, të përmendim edhe një ngjarje.Një tregtar posedonte shumë miliona para. Ky është një njeri që e njoh personalisht. E humbi të gjithë pasurinë. Pas kësaj jeta e tij u vështirësua, varfëria e kaploi nga të gjitha anët, prandaj u detyrua të gjente ndonjë punë. Gjatë jetës punoi në një detyrë zyrtare të lartë në një ministri. Tani është i detyruar të punojë në shërbim të shtetit, me një punë fizike. Çfarë lumturie ka pasuria? /FreskiRinore.com
Përktheu nga boshnjakishtja: Afet Beadini
Ç'eshte lumturija e vertet -1 Safe_image.php?d=7857923f154c0beea71a65108ab869da&w=130&h=130&url=http%3A%2F%2Ffreskirinore.com%2Fwp-content%2Fuploads%2F2010%2F04%2Fafet1-150x150
vazhdon
Ç'eshte lumturija e vertet -1 5414_1073955139009_1530103268_30192389_2941862_s


Edituar për herë të fundit nga AFET BEADINI në Mon 10 May 2010 - 11:47, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Numri i postimeve : 8520
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 42
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

Ç'eshte lumturija e vertet -1 Empty
MesazhTitulli: Re: Ç'eshte lumturija e vertet -1   Ç'eshte lumturija e vertet -1 EmptyThu 6 May 2010 - 22:24

Allahu ju shpërbleft na knaqët zemrat me këto postime Hoxhë i nderuar
Zoti qoft i kënaqur me ju.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islamieshtedrit.com
 
Ç'eshte lumturija e vertet -1
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Ç'eshte lumturija e vertet - 2
» Ç'eshte lumturija e vertet -3
» Hixhami cështë kjo dhe si bëhet?
» Bidati, cështë dhe si considerohet ai??!!
» E vërtet e jo iluzion

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
islami është dritë :: Kategorit dhe Rubrikat :: ARKIVA :: 2010 :: Tema-
Kërce tek: