Vështroni punën që e punoni dhe njerëzit që ju interesoheni për ta. Atëherë do ta kuptoni se cilin e përmbani. A punoni ndonjë punë për të cilën do të merni myzhde se është vepër e dobishme, apo ditët i harxhoni në punë të cilat janë të kota dhe nuk fitoni asnjë dituri?...Me çfarë jeni të zënë? A mundoheni t`i hapni dyert e mirësisë, apo mundoheni para dyerve të punëve të kqija? Mund të thoni “nga doli tash kjo pyetje”? Menjëherë t`ju tregoj nga u paraqit. Në librin Tenbihu`l Gafilin; kur bëhet komenti i një hadithi parashtrohet një pyetjje e këtillë dhe bëhet kështu një lloj i kategorizimit: “Njerëzit janë në dy kategori: Ose i hapin dyert e mirësisë ose mundohen t`i hapin dyert e punëve të këqija.....
Myzhde për atë që i hap dyert e mirësisë, apo gjendet në mësin e tyre dhe u ndihmon atyre që janë në këtë rrugë.” Mjerë për atë që mundohet t`i hap dyert e punëve të këqija, apo është në mësin e tyre dhe u ndihmon atyre që janë në këtë rrugë! Prandaj edhe unë ua parashtroj këtë pyetje: A jeni prej atyre që i hapni dyert e mirësisë dhe u ndihmoni atyre që janë në këtë rrugë? Apo jeni prej atyre që i hapin dyert e punëve të këqija dhe u ndihmoni atyre që janë në këtë rrugë? Në hadith njërit i thuhet myzhde për ty, kurse tjetrit i tërhiqet vërejtja dhe i thuhet mjerë për ty. Mund të thuhet se: Ku do ta dimë se vallë a jemi prej atyre që i hapim dyert e mirësisë, apo jemi në grupin e atyre që i hapin dyert e punëve të këqija?
Këtë lehtë mund ta kuptojmë . Analizoni punën që jeni duke e bërë, vështroni njerëzit me të cilët jeni afër dhe tregoni interesim për ta. Atëherë do ta kuptoni se kujt i ndihmoni dhe i jepni krah. A punoni ndonjë punë për të cilën do të merrni myzhde se është vepër e dobishme, apo ditët dhe jetën tuaj e harxhoni në punë të cilat janë të kota dhe nuk fitoni asnjë dituri?..Këtë llogari që do t`ia bëni vetes suaj nuk duhet ta kuptoni si gjë e thjeshtë dhe ashtu ta tejkaloni. Këtë llogaritje duhet ta merrni seriozisht , t`i analizoni mirë veprat dhe gjithë jetën tuaj. Ngase vlera e jetës dhe e ditëve tuaja kuptohet nga veprat që ju jeni të angazhuar. Nëse jeni të angazhuar në mirësi jeta juaj do të fitojë vlerën e duhur dhe do ta arrijë qëllimin e vet.
Nëse nuk keni ansjë lidhje me veprat e mira dhe nuk i jepni rëndësi kësaj, me çfarë e vlerësoni jetën tuaj dhe si do ta arrijë jeta juaj qëllimin e vet? Duhet që edhe këtë ta tregoni! Nuk mund ta heshtim zërin e zemrës dhe të vetëdijes suaj. Gjykatësin që e keni në brendinë tuaj ua tërheq vërejtjen me këto fjalë:
Jeta jote harxhohet në gjëra të kota, nuk e gjen cakun e vet, nuk merresh mendonjë vepër të mirë me të cilin Krijuesi yt do të kënaqet. E mendon vetëm epshin tënd, jeton vetëm për vete. Nuk ke bërë asnjë punë të mirë për Allahundhe për robërit e Tij. Ne sër në Ditën e Gjykimit çfarë përgjigje do të japish. Prej brendisë së çdo njeriu që nuk e ka përmbysur zemrën e vet me mëkate del zëri i paralajmëruesit që ia tërheq vërejtjen, njeriu që e dëgjon zërin e zemrës së vet dhe bën llogarinë e vetvetes....
Ndoshta tash është koha që të bëni llogari.Çfarë mendoni, në çfarë gjendje dhe situate jeni?
A e shfrytëzoni jetën tuaj për vepra të mira? Ose jeni tepër të zënë me obligime tjera? Ose mendoni se me këto punë duhet të merren të tjerët? E ju të mbeteni çdo herë si shikues prej larg? Juve ju takon kjo, apo? Ju lutem dëgjoni zërin e zemrës suaj, çfarë ju thotë ajo?