Dijetari dhe i brengosuri
Një njeri i brengosur e kishte pyetur një dijetar duke i thënë:
O Dijetar! Kam ardhur te ti të më shpëtosh nga kjo brengë, meqë nuk po mundem të gjej rehati. Dijetari ia ktheu: Do të të pyes dy pyetje dhe kërkoj që të më përgjigjesh.
Njeriu i tha: Po!
Dijetari e pyet: A ke ardhur në këtë botë me këto probleme të cilat të brengosin?
Njeriu u përgjigj: Jo!
Dijetari e pyet: Kur do ta lësh këtë botë, a do t`i marrësh me vete problemet?
Njeriu u përgjigj: Jo!
Dijetari i tha: Me një gjë me të cilën nuk ke ardhur e as që do ta marrësh me vete nuk ke nevojë të brengosesh për të me një pikëllim kaq të madh.
Behu i durueshëm në çështjet e dynjasë, dhe le të jetë shikimi yt në qiell më i gjatë sesa shikimi në tokë atëherë të realizohen dëshirat, buzëqeshu…rizkun (furnizimin) e ke të caktuar, kaderin e ke të prerë, ndërsa çështjet e dynjasë nuk meritojnë brengosje sepse janë në duart e Allahut, është bukur të mbjellësh trëndafil në çdo kopsht… por… më bukur se ajo është të mbjellësh përmendjen e Allahut në çdo gjuhë.
SubhanAllahi ue bihamdihi subhanAllahil adhim
Përktheu nga arabishtja: Hadith Miftari