Përktheu: Safet Pllana
Dijetari musliman takohet me një Indian
Njëherë një dijetar musliman nga India po udhëtonte me tren dhe rastisi që ulësja e tij të ishte afër njeriut indian.
Për shkak se kishte një urrejtje të madhe për muslimanët, indiani u largua pak nga dijetari. Por, dijetari buzëqeshi dhe nuk u ofendua. Pas pak, indiani mori një batanije dhe mbuloi trupin e tij në mënyrë që as frymëmarrja e dijetarit nuk do të depërtonte në trupin e tij.
Pak më vonë, indiani shkoi në tualet. Duke parë tualetin e papastër indiani vrapoi duke thënë “Raam Raam”.
Dijetari e pyeti atë se çfarë ndodhi dhe ai i tha që tualeti është i neveritshëm. Menjëherë dijetari mori ujë dhe shkoi për ta pastruar tualetin tërësisht. Pastaj dijetari u kthye te indiani dhe i tha që tash mund të shkosh sepse tualeti është i pastër.
Indiani nuk dinte çfarë të bënte. Sidoqoftë, ai shkoi dhe e kreu nevojën. Por, tash indiani është duke menduar se ajo çfarë bëri muslimani nuk do ta bënte askush. Ai shkoi te dijetari dhe e pyeti, “Kush të mësoi ty të sillesh kështu?” Dijetari u përgjigj “Profeti Muhammed (paqja dhe mëshira le të jenë mbi të).
Pastaj indiani dëshironte të dinte më shumë rreth Islamit dhe Profetit Muhammed. Kur arritën në drejtimin e tyre indiani u kthye tek dijetari dhe i tha, “Kurrë nuk do ta harroj atë që më mësove sot.”
Përktheu: Safet Pllana