Ditën e marte, ambasadori amerikan në Kanada, David Jacobson, u takua me anëtarët e komunitetit musliman të qytetit Calgary
Sipas portalit “Radio Canada”, ambasadori amerikan në Kanada gjatë
kësaj vizite, anëtarëve të Shoqatës së Muslimanëve të rinj në Calgary u
shpjegoi qëndrimin e vendit të tij ndaj muslimanëve dhe Islamit.
Ambasadori amerikan tha se lufta kundër terrorizmit nuk do të thotë
luftë kundër islamit dhe vazhdoi duke thënë se: “Pas sulmeve të 11
shtatorit në Qendrën Botërore të Tregtisë, Amerika filloi një luftë
serioze kundër terrorizmit, por këto masa kanë shkaktuar një imazh
negativ në mesin e muslimanëve, se Qeveria amerikane urdhëroi luftë
kundër Islamit.”
“Qeveria amerikane ka ndërmend të ndryshojë këtë imazh negativ dhe
për këtë arsye ambasadorët amerikan në vende të ndryshme organizojnë
takime me muslimanët dhe përpiqen që qëndrimet e qeverisë t’i paraqesin
sa më qartë”, shtoi ai.
Terry Terriff, ekspert politik nga Universiteti në Calgary, në
pjesën tjetër të këtij sesioni, takimin e ambasadorit amerikan me
muslimanët kanadez e quajti simbolik dhe tha: “Masa të tilla janë një
tregues i qasjeve pozitiv të qeverisë amerikane në fushën e politikës
së jashtme, por për shkak të tre luftërave që qeveria i filloi në
vendet islame: Irak, Afganistan dhe Libi, duket të jetë pak më e
vështirë të merren rezultate të favorshme “.
Në fund të këtij sesioni, muslimanët e pranishëm shtruan pyetje
rreth politikës së jashtme amerikane dhe qëndrimeve të shtetit për
botën islame, ndërsa ambasadori amerikan në Kanada i është përgjigjur
pyetjeve.
(IGJ)