Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | [Lajmet Ditore] Kanada i jep Izraelit 'mbështetje të fortë' për masakrat në Gaza | |
- Kryeministri kanadez Stephen Harper ka shprehur përkrahjen e tij të qartë për kasaphanën e Izraelit në Rripin e Gazës, duke thënë se shteti hebraik është duke vepruar në bazë të "së drejtës së mbrojtjes." "Sulmet nga Gaza në Izrael janë akte terroriste," tha Harper në një deklaratë me shkrim, ku nuk i përmendi të paktën 166 palestinezë civil të vrarë. Kryeministri kanadez fajësoi Hamasin për gjoja se "përdorimin e mburojave njerëzore" në konfliktin që ka gjasa të kthehet në një “intifada” të re mes Izraelit dhe rezistencës palestineze. "Dështimi i komunitetit ndërkombëtar për të dënuar këto veprime të dënueshme (nga Hamasi) do të inkurajojnë këta terroristë të vazhdojnë veprimet e tyre të tmerrshme. Kanadaja i bën thirrje aleatëve dhe partnerëve të saj për të njohur se këto akte terroriste janë të papranueshme dhe se solidariteti me Izraelin është mënyra më e mirë për ndaljen e konfliktit ", tha Harper. Ai pohoi se Kanadaja është "pa mëdyshje" pas veprimeve të Izraelit, duke pohuar se është e drejtë e vetëmbrojtjes për të marrë veprim "kundër sulmeve terroriste." "Ne i bëjmë thirrje Hamasit që menjëherë të ndërpresë sulmet e tyre pa bërë dallime mbi civilët e pafajshëm izraelit," shtoi ai. Por me sa duket Harper nuk është mirë i informuar, pasi që asnjë viktimë nuk është raportuar nga ana e Izraelit. Agresioni dhe masakrat po vazhdojnë, dhe Gaza është rikthyer në gërmadha, vetëm një vit e gjysmë pasi u sulmua në të njejtën mënyrë nga Izraeli. /mesazhi/:
| |
|