[Only admins are allowed to see this image]Përshkrimi i ilaçit për shërimin e sëmundjeve të zemrës duke pasur parasysh vlerën e vendit dhe të kohës:
Veprat të cilat mund ti bëjmë:1. Perfundimi i Hatmës çdo 3 ditë
2. Falja e 100 rekateve çdo ditë, duke e shpresuar shpërblimin se një rekat është i vlefshëm sa 100,000 rekate.
3. Shpeshimi i përmendjës së Allahut sepse Ai është Më i Dashuri, Më i Rëndësishmi e më i Madhi:
• Thuaj 1,000 herë estegfirullah ve etubu ilejhi
• Dergo 1,000 herë salavate mbi Pejgamberin alejhi selam
• Thuaj 1,000 herë SubhanAllahi ve bi hamdihi, SubhanAllahil Adhim
• Thuaj 1,000 herë SubhanAllah ëel-lhmadulilah, ëe lailahe il-lahe il-lallahu ëallahu ekber
4. Bëjë tavaf katër herë në ditë:
• Një herë pas lindjës së diellit
• Një herë gjatë ditës
• Një herë në fillim të natës
• Nje herë në fund të natës
Veprat prej te cilave duhet të ndalohemi:1. Përmbajtja e gjuhës: Mbylle gjuhën plotësisht përveq nëse është në adhurim.
2. Lëre shakanë dhe të qeshurit; ndieje brengën e ahiretit dhe afrimin e vdekjës
3. Mos bëj shumë lëvizje por përqëndrohu që të jesh sa më i përulur (ndaj Allahut)
4. Mundohu që të jesh sa më afër Qabës.
5. Mos u shpëeqendro dhe mos e angazho mendjën tënde përveq se në vepra të mira dhe ibadete
6. Mos ha pëeveq asaj që është hallall.
7. Mos u ngatërro me askënd, mos polemizo, mos dialogo dhe merru me vetën tende
8. Mos bëj syefaqësi dhe mos vepro perveç se me praninë e zemrës tënde dhe mundohu të bëhesh i sinqertë
9. Mos u brengos për ushqim; Të mjafton vetëm aq sa për të mbetur gjallë
10. Mos flej shumë, të mjaftojnë 4 orë: mes lindjës së diellit dhe drekës
11. Mos u bëj shumë kurreshtar (duke shikuar shumë);
12. Bëhu i sjellshëm, fal dhe bëhu dorëlirë duke dhënë aq sa ke mundësi.
E shkëputur nga ligjerata e Shejh Muhammed Husejn Jakub