islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
 
PortalForumPublikime postimeGalleryKërkoLatest imagesidentifikimiRegjistrohuTemate  ditës
Të nderuar vizitor dhe anëtarë ju tanimë keni mundësita merni aplikacionin e forumit me emrin islamieshtedrite direkt në linkun më poshtë dhe pasi që ta shkarkoni duhet ta instaloni duke lejuar në telefonin tuaj deri në fund të procedurës dhe pastaj do ta shikoni se ja kavlejt me e marë ngaqë nuk e gjeni një të tillë askund tjetër.
Aplikacioni vlen vetëm për android dhe nuk është për iphone apo ios.
Aplikacionin mund ta gjeni edhe ne playstore ku keto dite eshte postuar per prove shkruani ne plazstore islamieshtedrit dhe do tua nxjer për ta shkarkuar dhe instaluar.


MERENI NE PLAYSTORE NE LINKUN POSHT



UPLOADO GRATIS DERI 1 GIGA NE KETE WEBFAQE KLIKO

https://portal.start.io/#/pub/ads-txt
Rubrikat dhe Forumet
Tema Fundit
» Ilahije e re per Ramazan 2023 nga Merita Burniku: Pershendetje nga Gurbeti n'Ramazan
DASMAT ME HARAME EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:31 nga Admin

» Përcaktimi i fillimit të Ramazanit, syfyrit dhe iftarit
DASMAT ME HARAME EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:02 nga Admin

» Programi I aktiviteteve ne Ramazan ne Xhamine e Frankenthalit
DASMAT ME HARAME EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:53 nga Admin

» Vaktia e Ramazanit per Frankenthal Gjermany dhe Qytetet tjera te Gjermanise
DASMAT ME HARAME EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:48 nga Admin

» Dersi i pare ne Xhamine e Frankenthalit: Tre ceshtje me rendesi ne Ramazan
DASMAT ME HARAME EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:29 nga Admin

» Mire se erdhe Ramazan Urime Muaji I Ramazanit Video Projekte
DASMAT ME HARAME EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:21 nga Admin

» (Tregim Islam) Gjahtari dhe zogu
DASMAT ME HARAME EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:50 nga Admin

» (Tregim Islam) Jeta jonë ndodhet në këtë tregim
DASMAT ME HARAME EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:47 nga Admin

» (Tregim Islam)Zoti im, nëse kështu sillesh me të pabindurit, atëherë sa i mirë je ndaj atyre që të binden"
DASMAT ME HARAME EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:39 nga Admin

» (Tregim Këshillues) Vrima në varkë
DASMAT ME HARAME EmptyThu 24 Nov 2022 - 2:04 nga Admin

» (Tregim Keshillues) Mos e harro ombrellën në duanë e shiut
DASMAT ME HARAME EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:58 nga Admin

» (Tregim islam) Tre vëllezërit
DASMAT ME HARAME EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregim Islam) Historia e burrit i cili gërmoi malin për njëzet vjet
DASMAT ME HARAME EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:40 nga Admin

» (Tregim Islam) Shtatë pyetjet
DASMAT ME HARAME EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:34 nga Admin

» (Tregim Islam) Papagalli i mbretit
DASMAT ME HARAME EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:24 nga Admin

» (Tregim Islam) Vlerësoje para se ta humbësh
DASMAT ME HARAME EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:11 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i urtë
DASMAT ME HARAME EmptyWed 27 Jul 2022 - 20:10 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për gruan dhe gjarprin e saj
DASMAT ME HARAME EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:59 nga Admin

» (Tregime Islame) Këshilla e babait
DASMAT ME HARAME EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Rrobaqepësi gënjeshtarë
DASMAT ME HARAME EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe poeti
DASMAT ME HARAME EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:48 nga Admin

» (Tregim Islam) Mbreti dhe shërbëtori
DASMAT ME HARAME EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:37 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos u ndikoni nga njerëzit e këqinj dhe të ligë
DASMAT ME HARAME EmptyTue 28 Jun 2022 - 10:16 nga Admin

» (Artikull) TË KËNAQI QË TË MASHTROJ!
DASMAT ME HARAME EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:23 nga Admin

» (Tregime Islame) Poeti me qyp
DASMAT ME HARAME EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:16 nga Admin

» (Shëndetësi) Kujdesi për veshkat gjatë stinës së verës
DASMAT ME HARAME EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:13 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i varfër
DASMAT ME HARAME EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:03 nga Admin

» (Tregime Islame) Fjala e mirë si pema e mirë
DASMAT ME HARAME EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:00 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi mbretin i cili vendosi të shpërblejë me një kurorë floriri
DASMAT ME HARAME EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos nënçmo asnjë vepër të mirë,
DASMAT ME HARAME EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi plakun e urtë që ja tregoi mbretit mëshirën e Allahut xh.sh
DASMAT ME HARAME EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:55 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi personin që shkoi në Haxh dhe gjeti një qese me flori
DASMAT ME HARAME EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi një njeri i cili kishte gjashtë vajza dhe gruan e kishte shtatzënë për herë të shtatë
DASMAT ME HARAME EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:45 nga Admin

» (Tregime Islame) Studenti që morri mësimin e jetës nga profesori
DASMAT ME HARAME EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:42 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për plakun që deshi të shpëtonte macen nga mbytja në lum
DASMAT ME HARAME EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:34 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregim pikëllues për gjyshin
DASMAT ME HARAME EmptyTue 21 Jun 2022 - 20:04 nga Admin

» (Tregime Islame) Inat deveje
DASMAT ME HARAME EmptyTue 21 Jun 2022 - 19:52 nga Admin

» (Tregime Islame) DHURATA E BUKUR E MATURANTIT
DASMAT ME HARAME EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:41 nga Admin

» (Tregime Islame) Babai dhe djali
DASMAT ME HARAME EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:36 nga Admin

» (Teme Islame) Rreze shprese
DASMAT ME HARAME EmptySat 18 Jun 2022 - 20:18 nga Admin

Koha deri ne Ramazan
Kush është në linjë
228 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 228 vizitorë :: 2 Bots

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
Filmi i ri ne aplikacion

Sondazh
A e falni namazin rregullisht?
1.Po 5 kohë elhamdulilah
DASMAT ME HARAME Empty96%DASMAT ME HARAME Empty
 96% [ 287 ]
2.Vetëm Sabahun
DASMAT ME HARAME Empty0%DASMAT ME HARAME Empty
 0% [ 1 ]
3.Kur kam kohë
DASMAT ME HARAME Empty0%DASMAT ME HARAME Empty
 0% [ 1 ]
4.Vetëm Sabahun dhe akshamin
DASMAT ME HARAME Empty0%DASMAT ME HARAME Empty
 0% [ 1 ]
5.Vetëm xhuman
DASMAT ME HARAME Empty1%DASMAT ME HARAME Empty
 1% [ 2 ]
6.Nuk falem hiq
DASMAT ME HARAME Empty2%DASMAT ME HARAME Empty
 2% [ 7 ]
Totali i votave : 299
Rissi ne Forum
Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot

Statistikat
Forumi ka 3031 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Fadil Grisholli

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24389 artikuj v 13536 temat
PYETE HOXHËN

Gjeje Kiblen
Kohët e faljes së namazeve
Anketa Sondazhe
Alexa rang

 

 DASMAT ME HARAME

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Shemsi
S.Moderator
S.Moderator
Shemsi


Numri i postimeve : 1500
Data e regjistrimit : 26/11/2009
Nacionaliteti-Sheti : Köln-Deutschland

DASMAT ME HARAME Empty
21072012
MesazhDASMAT ME HARAME

DASMAT ME HARAME
DASMAT ME HARAME Dasmat%20me%20haram_200_200
WRITTEN BY FEHD IBËN AHMED SELAME . POSTED IN MIRËSJELLJA - EDUKATA FETARE
Gjatë kohëve të pushimit po shpeshtohen pyetjet për dispozitën e pranisë nëpër gosti të ndryshme, të cilat përmbajnë në vetvete edhe të këqija. Shumë besimtarë ngushtohen të marrin pjesë në ato gosti, vetë apo me familjen e tij. Në këtë studim të shkurtër do të përmend dispozitën e sheriatit për këtë çështje, duke përmendur mendimet divergjente, argumentet dhe mendimin më të vërtetë. E lus Allahun të japë dobi nga kjo.

Pra, nëse dikush ftohet të marri pjesë në një dasmë, apo në ndonjë gosti tjetër, mirëpo në atë gosti interpretohen këngë të ndaluara, përdoren instrumente muzikore apo bëhet ndonjë e keqe tjetër. Kush është dispozita e sheriatit për këtë?

Përgjigjja e ftesave dhe prania në to është gjë e urdhëruar, pasi kjo ndikon në afrimin e zemrave të besimtarëve. Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Lironi robërit, përgjigjuni ftesave dhe vizitoni të sëmurin”.[1]

Ftesat bëhen për dasma apo për gosti tjera. Sa i përket dasmave: mendimi më i njohur i dijetarëve dhe më i vërteti është se përgjigjja ndaj këtyre ftesave është detyrim për secilin nëse ftesa është me emër dhe mbiemër, përveç nëse ka ndonjë arsye. Mirëpo, nëse ftesa është e përgjithshme dhe jo me emër konkret, atëherë përgjigjja nuk është e detyrueshme. Argument për këtë janë hadithet e vërteta për këtë temë, sikurse: “Kur të ftohet ndonjëri në gosti, le të shkojë”,[2] apo: “Kur të ftohet ndonjëri në një gosti martese, le të përgjigjet”.[3]

Këto dy hadithe janë urdhra të qartë se përgjigjja ndaj ftesës për dasmë është detyrim (vaxhib), sepse çdo urdhër është detyrim përderisa nuk ka ndonjë argument tjetër që e ndryshon këtë gjendje. Ndërsa përgjigja e ftesave për në gosti të tjera është e pëlqyeshme (mustehab) sipas mendimit të shumicës së dijetarëve.

Përgjigjja ndaj ftesës lidhet ngushtë me atë, nëse në atë gosti nuk gjendet ndonjë e keqe që dëgjohet apo shihet. A nëse ka ndonjë të keqe, atëherë kemi dy situata:

E para: Të ketë mundësi ta largojë atë të keqe. Në këtë rast është e detyrueshme të shkojë, për dy çështje: t’i përgjigjet ftesës dhe të largojë një të keqe.[4]

E dyta: Të mos ketë mundësi ta largojë atë të keqe. Në këtë rast i ftuari mund ta dijë se do të ndeshet me këtë të keqe, por mundet edhe të mos e dijë.

Nëse paraprakisht e di se do të ndeshet me këtë të keqe dhe njëkohësisht e di se nuk ka mundësi ta largojë atë, dijetarët kanë dy mendime:

Mendimi i parë: E ka të ndaluar të shkojë në atë gosti. Ky është mendimi i shumicës së dijetarëve hanefi[5] e maliki[6], mendimi më i fortë i shafijve[7] dhe ky është mendimi i hanbelive[8].

Është haram, sepse me praninë e tij, ai manifeston pëlqimin e të keqes[9], ndërsa Allahu i Madhëruar ka thënë: “Ai jua ka shpallur në Libër: Kur të dëgjoni se mohohen fjalët e Allahut dhe bëhet tallje me to, atëherë mos rrini me ata (njerëz që veprojnë kështu), derisa të ndërrojnë bisedë, përndryshe do të ishit si ata. Allahu do t’i tubojë në Xhehenem të gjithë hipokritët dhe mohuesit”. (Nisa 140). Domethënia e këtij ajeti është se ai që është në një ndejë ku bëhet haram urdhërohet të largohet nga ajo ndejë, prandaj apriori nënkuptohet ndalesa për të shkuar në një ndejë ku bëhet haram.

Mendimi i dytë: Lejohet të shkojë në atë gosti dhe detyrohet të bëjë vërejtjet e tij me aq sa ka mundësi. Ky është një prej mendimeve të medhhebit shafi[10], ndërsa arsyetimi i tyre është: Prania e këtij personi mund të ndikojë në largimin e të keqes.[11]

Debati ndaj këtij mendimi:

Nëse me ‘vërejtjet sipas mundësive’ kanë si qëllim vërejtjen me zemër kur nuk ka mundësi me gojë dhe pastaj të ulet me ta, kjo situatë është e papranueshme, sepse të ndenjurit me ta nuk do të ndryshojë asgjë, përkundrazi vetëm do të shtojë numrin e keqbërësve, ndërsa ky person ka mundësi të largohet nga aty.

Nëse kanë si qëllim shprehjen e vërejtjeve me gojë dhe pastaj të ulet me ta, gjithashtu është e papranueshme, sepse dihet mirëfilli se pas qortimit të së keqes nuk rrihet me të keqen, ngase të ndenjurit me ta nënkupton pëlqimin e veprës së tyre.

Ndërsa fjala e tyre: Prania e këtij personi mund të ndikojë në largimin e të keqes: Nëse me praninë e tij nënkuptojnë të ndenjurit me ta, kjo është e papranueshme, sepse është supozim, ndaj nuk pranohet. Meqë prania e personit duke qenë i bindur se nuk ka mundësi ta largojë të keqen është vetëm shtim i numrit të keqbërësve. Rregulli i sheriatit thotë: “Largimi i dëmeve ka përparësi ndaj sjelljes së të mirave”, pra: largimi nga dëmi i dëgjimit të haramit duke mos iu përgjigjur ftesës ka përparësi ndaj dobisë së përgjigjes së ftesës.

E nëse me praninë e tij kanë si qëllim, që ai ta ndalojë të keqen sipas mundësisë dhe nëse nuk ka mundësi ta largojë, atëherë largohet vetë nga ajo ndejë, kjo është e pranueshme, sepse muslimani është i urdhëruar ta ndalojë të keqen me aq sa ka mundësi.

Cili është mendimi i vërtetë?

Mendimi më i vërtetë në këtë çështje – Allahu e di më së miri – është se i ftuari është i lirë të zgjedhë mes: të mos shkojë fare në këso gostish ose të shkojë për ta kundërshtuar këtë të keqe sipas mundësive. Nëse keqbërësit heqin dorë nga e keqja dhe e largojnë, atëherë mund të rrijë me ta sepse ashtu i përgjigjet ftesës, mirëpo ama nëse ata nuk largohen nga e keqja, atëherë ky duhet të largohet nga ata.

Kurse të ndenjurit me ta, kur ata nuk largohen nga e keqja nuk lejohet për shkak të ajetit të sipërpërmendur dhe për shkak të hadithit, ku Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Dobësia e parë që filloi te Beni Israilët ishte: Njeriu takonte njeriun dhe i thoshte: o filan, ki frikë Allahun dhe largohu nga kjo që po bën, sepse nuk e ke të lejuar. Mirëpo të nesërmen kur e takonte, nuk i prishte punë të hajë, të pijë dhe të rrijë së bashku. Kur e bënë këtë, zemrat e tyre Allahu i bëri njësoj. Pasi lexoi disa ajete tha: Gjithsesi, pasha Allahun, ose do të urdhëroni në të mira, do të ndaloni të këqijat, do ta pengoni zullumqarin dhe do ta ktheni tek e drejta e nuk do ta lejoni të dalë nga ajo, ose zemrat tuaja Allahu do t’i bëjë njësoj dhe do t’ju mallkojë siç i mallkoi”.[12]

Ky hadith na mëson qartësisht detyrimin e urdhërimit në të mirë dhe ndalimit nga e keqja si dhe detyrimin e bojkotimit të gjynahqarëve, nëse nuk largohen nga gjynahu. Mirëpo nëse shkon në gosti duke mos e ditur se ka të këqija dhe befasohet kur e sheh atë, ai detyrohet të shprehi keqardhjen dhe ta largojë atë sipas mundësive. Por nëse nuk ka mundësi ta largojë, a i lejohet të rrijë në atë ndejë ose jo?

Për këtë çështje dijetarët kanë tre mendime:

Mendimi i parë: Në çastin që e dëgjon të keqen, ai duhet të largohet nga ajo ndejë. Ky është mendimi i malikive[13], shafive[14] dhe hanbelive[15]. Për këtë kanë disa argumente:

1. Ajeti: “Ai jua ka shpallur në Libër: Kur të dëgjoni se mohohen fjalët e Allahut dhe bëhet tallje me to, atëherë mos rrini me ata (njerëz që veprojnë kështu), derisa të ndërrojnë bisedë, përndryshe do të ishit si ata.” (Nisa 140). Abdurrahman Sadiu thotë: Nga kjo kuptohet, se ai që shkon në një ndejë ku bëhet gjynah ndaj Allahut detyrohet të qortojë sipas mundësive, ose të largohet që aty nëse nuk ka mundësi të qortojë”.[16]

2. Rasti i përcjellë nga Sefineja, Allahu qoftë i kënaqur me te, se Aliu radijallahu anhu, kishte ftuar një njeri dhe kishte përgatitur ushqim për të. Fatimja tha: Sikur ta kishim ftuar edhe Pejgamberin, sal-lallahu alejhi ue selem, që të hante me ne! Dhe e ftuan. Kur erdhi, posa mori për ta hapur derën ai pa një pëlhurë, që e kishin vendosur në një pjesë të shtëpisë dhe u kthye. Fatimja i tha Aliut: Shko pas tij dhe mëso çfarë e ktheu. Ai shkoi pas tij dhe e pyeti: O i Dërguar i Allahut, çfarë të ktheu? Nuk më ka hije mua – apo një pejgamberi – të hyjë në një shtëpi të zbukuruar me vizatime – u përgjigj ai.[17]

Pasi Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, u kthye nga vendi ku ishte ftuar për shkak të një të keqe që shihet kjo na mëson, se i ftuari duhet të largohet nga vendi ku sheh një të keqe. E njëjta gjë vlen edhe për të këqijat që dëgjohen.[18]

4. Rastin që na e përcjell Nafiu: Ibën Omeri dëgjoi një zë zamareje dhe vendoi gishtat në vesh, pastaj u largua nga rruga dhe më tha: “O Nafi, tani a dëgjohet gjë? Jo – i thashë. Atëherë i hoqi gishtat prej veshëve dhe tha: Kam qenë me Pejgamberin, sal-lallahu alejhi ue selem, dhe ai dëgjoi diçka të atillë dhe veproi kësisoj”.[19]

Këtu shohim se si Abullahu, djali i Omerit ishte larguar nga rruga ku dëgjohej zëri i zamares derisa humbi ai zë, e pastaj i hoqi gishtat prej veshëve dhe tregoi se ky është udhëzimi i Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ue selem. Kjo na mëson se ai që dëgjon një të keqe duhet të largohet nga ai vend.

Mendimi i dytë: Lejohet të rrijë në atë ndejë, nëse është nga personat që nuk janë shëmbëlltyrë për të tjerët, ndërsa detyrohet ta braktisë atë ndejë, nëse është nga personat që janë shëmbëlltyrë për të tjerët. Këtë mendim e përkrahë Ebu Hanife dhe nxënësit e tij.[20] Argumentimi i tyre është: Përgjigjja ndaj ftesës është sunet dhe kjo nuk lihet për shkak të një gjynahu që e bën tjetri, sikurse namazi i xhenazes, ai është vaxhib të falet edhe nëse aty është e pranishme ndonjë vajtuese.[21]

Debati ndaj argumentit të tyre:

Argumentit të tyre i themi: Namazi i xhenazes është i domosdoshëm dhe braktisja e tij sjell dëme, ndërsa braktisja e ndejave ku ka harame nuk sjell dëme, përkundrazi qëndrimi në ato ndeja sjell dëme. Prandaj ky krahasim nuk është i drejtë, sepse është krahasim mes gjërave aspak të ngjashme.

Mendimi i tretë: Lejohet të rrijë në atë ndejë përderisa nuk ka shkuar me qëllim që ta dëgjojë haramin. Këtë mendim e përkrahin disa shafi, disa të tjerë e thonë këtë në rast se është e pamundshme dalja nga objekti, si fjala vjen të jetë gjatë natës dhe ai frikësohet të dalë etj.[22]

Argumentet e tyre janë:

1. Rasti, të cilin na e përcjell Nafiu: Ibën Omeri dëgjoi një zë zamareje dhe vendoi gishtat në vesh, pastaj u largua nga rruga dhe më tha: “O Nafi, tani a dëgjon diçka? Jo – i thashë. Atëherë ai i hoqi gishtat prej veshëve dhe tha: Kam qenë me Pejgamberin, sal-lallahu alejhi ue selem, kur ai dëgjoi një diçka të tillë dhe veproi kësisoj”.

Ata thonë: Përderisa Ibën Omeri nuk e qortoi Nafiun, i cili vazhdoi ta dëgjojë zërin e zamares d.m.th., se nuk ka asnjë të keqe nëse nuk e bën këtë me qëllim. Kjo kundërshtohet me faktin se Ibën Omeri u largua nga rruga së bashku me Nafiun dhe kjo aludon që në rast se dëgjohet një haram duhet ndërruar rrugën.

2. Argument me krahasim. Këta thonë: Nëse një njeri është në shtëpinë e tij dhe dëgjon ndonjë prej zërave të ndaluar nga komshiu i tij, zë të cilin nuk mund ta ndalojë, ai me siguri nuk duhet të dalë nga shtëpia e tij, prandaj edhe në këtë rast nuk detyrohet të largohet nga kjo ndejë, sepse nuk është duke e bërë këtë me qëllim.[23]

Ky argumentim kundërshtohet: Krahasimi nuk është i vërtetë, sepse po bëhet mes dy gjërave aspak të njëjta. Dalja prej ndejave ku bëhet një haram është e lehtë dhe pa ndonjë dëmtim, ndërsa dalja prej shtëpisë personale është e rëndë dhe me shumë dëmtim, prandaj krahasimi nuk është i drejtë.

Cili është mendimi i vërtetë?

Mendimi më i vërtetë në këtë çështje është mendimi i parë, i cili thotë se largimi nga ndeja e ftesës, ku keqbërësit nuk heqin dorë nga e keqja pas vërejtjeve të bëra ndaj tyre është detyrim (vaxhib). Është mendim i vërtetë për shkak të argumenteve të forta, që u përmendën dhe për shkak të ndalesës nga të ndenjurit me ata që bëjnë mëkate haptazi.

Një fetva nga Komisioni i Përhershëm për Fetva që ka të bëjë me këtë temë:

Pyetje: Dasmat në ditët e sotme po bëhen nëpër pallate dhe aty po bëhen ca gjynahe që edhe ju i dini. Unë nuk i pëlqej aspak, prandaj e kam ndaluar edhe familjen time të shkojë, edhe pse ata kanë shumë dëshirë të shkojnë nëpër ato pallate dhe të shohin martesat. A të vazhdoj t’i ndaloj apo t’i lejoj, por të mos kem gjynah?

Përgjigja: Nëse dasma e martesës përmban harame, sikurse: përzierja burra-gra, muzika etj., atëherë nuk të lejohet t’ia mundësosh familjes të shkojë aty. E nëse në atë dasmë nuk ka ndonjë haram, atëherë mund t’i japësh leje familjes që të shkojë në këto lloj dasmash. Duhet ditur se përdorimi i defit në dasma nga ana e grave nuk është e ndaluar, nëse aty nuk ka burra. Allahu dhëntë suksese.[24]

Nga arabishtja: Omer BERISHA



[1] Buhariu nr. 5174

[2] Buhariu nr. 5173; Muslimi nr. 1429

[3]Muslimi nr. 1429

[4] Bedaiu Sanai (6/512), Mugnil Muhtaxh (3/247), El-Mugni (10/198)

[5] Bedaiu Sanai (6/513), Tebjinul Hakaik (13/6)

[6] Sherhul Kebir ue hashijetu Desuki alejhi (2/337)

[7] El-Havil Kebir (9/536)

[8] El-Mugni (10/198)

[9] Mugnil Muhtaxh (3/247)

[10] El-Havil Kebir (9/536)

[11] Ibid

[12] Daif Sunen Ibën Maxhe fq. 322

[13] Mevahibul Xhelil (5/243)

[14] El-Havil Kebir (9/563)

[15] El-Mugni (10/198)

[16] Tejsirul Kerimi Rrahman fi tefsiri kelamil Menan fq. 173

[17] Sahih Sunen Ibën Maxhe 2/238

[18] Aunul Mabud 10/163

[19] Sahih. Tahrimu Alati Tarb fq. 117

[20] Bedaiu Sanai (6/513)

[21] Ibid

[22] Elhavil Kebir (9/563)

[23] Ibid

[24] Fetvatë e Komisionit të Përhershëm për Fetva, vëll. 19, faqe 96.



Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islamieshtedrit.com
Share this post on: reddit

DASMAT ME HARAME :: Komentet

No Comment.
 

DASMAT ME HARAME

Mbrapsht në krye 

Faqja 1 e 1

 Similar topics

-
»  Dasmat me harame
» HARAME QË PRISHIN VËLLAZËRINË
» Keshilla për Dasmat e Muslimanëve !!!
» Jakup Asipi - Per Dasmat Tona
» Dasmat tona larg traditës Islame

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
islami është dritë :: Kategorit dhe Rubrikat :: Forumi i përgjithshëm :: Forumi i përgjithshëm :: Tema Islame-
Kërce tek: