Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Të Tjerët rreth Agjërimit -Tom Bernez, student në shkollën “Kolumbia” Mon 23 Jul 2012 - 12:27 | |
| Tom Bernez, student në shkollën “Kolumbia”, dega gazetari, thotë:
“ Unë e konsideroj agjërimin më shumë si eksperiencë të thellë shpirtërore, sesa trupore. Megjithëse fillova të agjëroj për të ulur peshën e tepërt, e kuptova që ai është shumë i dobishëm edhe për aktivitetin e trurit.
Agjërimi ndihmon si në mënyrën e të menduarit, në lindjen e ideve të reja, ashtu edhe në përqendrimin e ndjenjave.
Nuk kishin kaluar shume ditë nga fillimi i agjërimit në strehimin shëndetësor “Bulling”, kur ndjeva që po kaloja një gjendje lartësimi shpirtëror të paimagjinueshëm.
Tani e bëj një gjë të tillë disa herë e në periudha kohore nga një deri në gjashtë dite. Në fillim qëllimi ishte të pastroja trupin nga shëndeti i tepërt, por tani agjëroj për të pastruar edhe shpirtin tim nga tërë të metat që kane ngecur në të gjatë jetës sime, sidomos pasi shëtita nëpër bote për disa muaj dhe pashe padrejtësitë në të cilën jetojnë shumë njerëz.
Ndiej se jam përgjegjës në një mënyrë apo tjetër për atë që u ndodh atyre, kështu që agjëroj si falje për këtë.
Kur agjëroj më ikën tërë dëshira për ushqim e tërë trupi ndien një rehati të madhe. Ndiej që shpirti im largohet nga ndjenjat e këqija si: lakmia, xhelozia, dëshira për sundim. Gjithashtu, ndiej të largohen edhe disa gjëra që më ndjekin pas si: frika, luhatja, ndjenja e mërzisë.
Tërë këto nuk i ndiej të ndikojnë tek unë gjatë agjërimit dhe gjej një mirëkuptim të mrekullueshëm me tërë njerëzit gjatë tij ”.
─ Përktheu nga gjuha angleze: Bujamin SALIJA | |
|