urtesia Antarë-Fillestar
Numri i postimeve : 9 Data e regjistrimit : 18/07/2012 Mosha : 58 Nacionaliteti-Sheti : Sh k u p
| Titulli: MBRETI I CDO MUSLIMANI Sat 4 Aug 2012 - 4:41 | |
| Muaji Ramazan,mbreti i cdo myslimani.
Falenderimet i takojne vetem Allahut te Madheruar. Ate e falenderojme dhe vetem nga Ai ndihme, falje dhe mbeshtetje duhet te kerkojme.Paqja dhe Meshira e Allahut qofte mbi Profetin Muhammed a.s., mbi familjen e tij, dhe mbi te gjithe ato qe ndjekin rrugen e tij.
Fjala Ramadan eshte nje fjale arabe, e cila nga aspekti fetare ka disa kuptime; a) Quhet Ramazan pasi ai ka ardhur ne nje kohe shume te nxehte, b) Quhet Ramazan pasi ai eshte djeges i gjynaheve etj.
Muaji i shejte i Ramazanit eshte muaji i paqes, dashurise, miresise dhe vellazerimit. Ne kete muaj Allahu i Madheruar leshon meshiren e Tij mbi ato te cilet agjerojne kete muaj. Muaji i Ramazanit eshte muaji i namazit, muaji i leximit te Kur'anit, eshte muaji i sadakase (lemoshes).
Kush e ka per detyre agjerimin e muajit Ramazan?
Agjerimin e muajit Ramazan e kane detyrim te gjithe myslimanet i cili eshte i shendoshte menderisht dhe fizikisht dhe qe ka mbushur moshen e pjekurise dhe i cili nuk eshte udhetare.
Allahu xh.sh. thote: "O ju qe besuat!Agjerimi u eshte bere obligim sikurse qe ishte obligim edhe i atyre qe ishin para jush, keshtu qe te beheni te devotshem." (El Bekare ajeti 183)
Agjerimi i muajit te shejte Ramazan eshte nje nga pese shtyllat e fese islame. Muhammedi a.s. thote: "Feja islame eshte ndertuar mbi pese shtylla; 1. Deshmia e shahadetit, 2. Falja e pese koheve te namazit, 3. Dhenja e zekatit, 4. Agjerimi i muajit Ramazan dhe 5. Berja e Haxhit per ate qe ka mundesi." ( Buhari, Muslimi etj)
Si behet nijeti per agjerimin e muajit Ramazan?
Sic e dime, ne fene islame ka shume rendesi qellimi (nijeti). Keshtu qe myslimani shperblehet sipas llojit te nijetit (qellimit) qe ka. Nijeti per agjerimin e muajit te shejte te Ramazanit behet ne fillim te muajit duke thene: "O Krijuesi im! O Allah! Po bej nijet te agjeroj muajin e shejte te Ramazanit. Me bej risk qe agjerimi im, namazi e duate e mija te jete te pranuar tek Ti." Gjithashtu nijeti behet edhe cdo dite pasi te kemi ngrene syfyrin duke thene: :"O Allah! Po bej nijet te agjeron kete dite te ketij muaj te shejte te Ramazanit. O Allah! Kerkoj mbrotje nga ngacmimet e shejtanit." Duate pra nijeti jane te llojeve te ndryshme por mos te harrojme se nijeti eshte i domosdoshem te behet pasi Muhammedi a.s. ka thene: "Nuk i pranohet agjerimi atij,, qe nuk e ben nijet agjerimin perpara agimit." (Buhari)
Cilat jane miresit e agjerimit te Ramazanit?
Sic e kam permend edhe me larte Allahu xh.sh. thote ne Kur'ani : "...qe te behemi te devotshem." Cfare fiton myslimani nese ai behet i devotshem? Nese nje mysliman arrin te behet i devotshem me at lloj devotshmerie e cila kenaqe Allahun e Madheruar, ai hyn ne Xhennet. A ka miresi me te madhe se kjo? Gjithashtu Allahut i Madheruar thote: "agjerimi eshte me mire per ju"(el Bekare, 184) Allahu xh.sh. ka bere lehtesime per myslimanet, Ai thote: "E kush eshte i semure ose eshte ne udhetim e nuk agjeroi, atehere ai le te agjeroje me vone aq dite . E ate qe i rendon ai (agjerimi) pra (nuk mund te agjeroj), jane te obliguar per kompenzim, ushqim ditor, i nje te varferi e ai qe nga vullneti jep me teper, ajo eshte aqe mire per te. Mirepo, po qe se e dini, agjermi eshte me i mire per ju." (el Bekare, 184) Allahu xh.sh ka dhene lehtesi. Mirepo, ne fund te ajetit kemi : "po qe se e dini, agjermimi eshte me i mire per ju" pra brenda agjerimit, Allahu i Madheruar, ka dhuruar miresi per agjeruesin, keto miresi jane te llojeve te ndryshme si, devotshemeri, largimi nga haramet, leximi i Kur'anit, dhenja e sadakas etj, e te gjitha keto jane nje miresi e vecante qe nuk eshte per ketdo por vetem per ate qe agjeron. Nje miresi tjeter e ketij muaji eshte se Allahu ne kete muaj ka sjell librin e shejte te Kur'anit i cili eshte "udhezues i njeriut , udherrefyes, qartesues i rruges se drejte dhe dallues i rruges se drejte nga ajo e gabuar." (el Bekare, 185) Profeti Muhammed a.s. thote: "Kur hyn muaji i Ramazanit, hapen dyert e Xhennetit e mbyllen dyert e Xhehennemit dhe lidhen me zinxhire shejtanet." (Buhari, Muslim)
Falja e namazeve ne muajin e shejte te Ramazanit kane nje rendesi te vecante aq sa Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Ai qe agjeron Ramazanin me besim tek Allahu xh.sh.se Ai do ta shperblej per te do ti falen gjynahet e bera me pare. E ai qe falet naten me besim tek Allahu xh.sh dhe me shpres tek Allahu se Ai do ta shperblej per faljet, do ti falen gjynahet e bera me pare." (Buhari)
____________ Pergaditi: Imam Gezim Kopani Puke | |
|