Turqia në ndihmë të myslimanëve të Arakanit
Turqia nuk hesht përballë dramës njerëzore në Burma. Ministri i Punëve të Jashtme, Ahmet Davutollu, bashkëshortja dhe vajza e Kryeministrit Rexhep Tajip Erdoan do të shkojnë nesër në Arakan.
Masakrimi i myslimanëve të pafajshëm në krahinën Arakan ka vënë në veprim edhe Ankaranë.
Ministri i Punëve të Jashtme, Ahmet Davutollu, bashkëshortja dhe vajza e Kryeministrit Rexhep Tajip Erdoan do të shkojnë nesër në Arakan.
Gjakderdhja dhe lotët që rrjedhin në Burma kanë ngjallur reagimin e të gjithë myslimanëve.
Institucione, organizata e shoqata të ndryshme nga Turqia i kanë zgjatur dorën e ndihmës Arakanit me fushatat që zhvillojnë për grumbullimin e ndihmave. Ndërkohë është vënë në veprim edhe Enti i Çështjeve Fetare në Turqi (Diyanet) dhe Gjysmëhëna e Kuqe Turke.
Detajet lidhur me aktivitetin e mbledhjes së ndihmave i ka bërë publike vet Kryeministri Rexhep Tajip Erdoan.
“Kemi të bëjmë me një tirani që ushtrohet ndaj myslimanëve të Arakanit në Burma. Jemi duke bërë përpjekje në lidhje me këtë. Veprimtari të ngjeshur janë duke zhvilluar edhe Enti i Çështjeve Fetare (Dijaneti) e Gjysmëhëna e Kuqe. Falënderoj popullim tim për mbështetjen që është duke dhënë”, - tha Erdoan.
Ndihmat e grumbulluara deri tani do t’ua dorëzojë autoriteteve vendore në rajon Ministri i Punëve të Jashtme, Ahmet Davutollu, i cili në Burma do të shkojë bashkë me bashkëshorten e Kryeministrit Erdoan, Emine Erdoan dhe vajzën e saj Symeje Erdoan.
Turqia është angazhuar edhe në lidhje me gjendjen e myslimanëve që janë arratisur nga dhuna në Birmani dhe janë strehuar në Bangladesh duke organizuar për organet e OKB-së një vizitë në Arakan./mesazhi