Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: I LUTEM ALLAHUT Wed 15 Aug 2012 - 16:01 | |
| Lavdia I Takon Allahut. Salavatet dhe selamet qofshin mbi Muhamedin (lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të).
Të nderuar agjërues!
I lutemi Allahut të Lartësuar me lutjet nga Kurani:
Zoti ynë! Pranoje (këtë shërbim) prej nesh. Vërtet, Ti je Gjithëdëgjuesi, i Gjithëdituri!
Zoti ynë! Bëna të nënshtruar ndaj Teje edhe pasardhësit tanë një popull musliman (të nënshtruar ndaj Teje); tregona edhe Menasikun (gjithë veprimet dhe mënyrën e vizitës së Shtëpisë, Qabes në Mekë, haxhin, umren) dhe na e prano pendimin tonë. Vërtet Ti je Ai i Cili e pranon pendimin (e robërve të Tu), Mëshirëploti!
Zoti ynë! Dërgo nga mesi i tyre një të Dërguar, i cili do t’u sjellë atyre Fjalët e Tua dhe drejtoji ata me Libër dhe Hikmeh (dijen e plotë mbi Fenë e Allahut)!
Zoti ynë! Na jep nga Begatitë e Tua në këtë botë!
Zoti ynë! Mos na ndëshko në qoftë se harrojmë, apo biem në gabime. Zoti ynë! Mos na ngarko me barrën e atyre të cilët i detyrove para nesh (jehuditë dhe të krishterët). Zoti ynë! Mos na ngarko me barrë më të rëndë sesa kemi mundësi për të (që ta mbajmë). Na fal ne, dhe na liro nga gjynahet dhe kij Mëshirë për ne. Ti je Maula (Mbrojtësi, Ruajtësi) ynë, pra, na ndihmo dhe na jep fitore përmbi popullin kafir (mohues, mosbesimtar)!
Zoti ynë! Mos na i lër zemrat tona që të shmangen nga e vërteta pasi Ti na ke udhëzuar dhe na dhuro mëshirë nga Mëshira Jote. Vërtet, Ti je Dhuruesi i Madh!
Zoti ynë! Ne vërtet kemi besuar, kështu pra, falna gjynahet tona dhe na shpëto nga ndëshkimi i Zjarrit!
Zoti ynë! Na i fal gjynahet tona dhe tejkalimet në punët tona dhe bëna këmbëngulës e të vendosur (në luftë) dhe na ndihmo e na jep fitore mbi popullin mosbesimtar!
Zoti ynë! Na siguro çfarë Ti na premtove me anë të Dërguarve të Tu dhe mos na pikëllo Ditën e Ringjalljes! Vërtet Ti kurrë nuk e thyen Premtimin!
Zoti ynë! Ne gabuam e i bëmë keq dhe e humbëm veten tonë. Dhe nëse Ti nuk na fal dhe nuk na mëshiron, ne me siguri atëherë do të jemi prej të humburve!
Zoti ynë! Na dhuro durim dhe na bëj që të vdesim muslimanë!
O Zoti ynë! Më bëj mua që të plotësoj faljen e rregullt të përcaktuar, po kështu bëji edhe nga pasardhësit e mi. Zoti ynë! Dhe ma prano duanë!
O Zoti ynë! Më fal mua dhe prindërit e mi si dhe gjithë besimtarët Ditën që do të ngrihet llogaria!
Zoti ynë! Na dhuro neve nga gratë tona dhe fëmijët tanë të atillë që të jenë qetësia e syve tanë dhe na bëj prijës të muttekinëve!
Zoti ynë! Ti përfshin gjithçka në Mëshirë dhe Dije, fali pra ata që pendohen e ndjekin Udhën Tënde dhe ruaji ata nga ndëshkimi i zjarrit flakërues!
Zoti ynë! Na fal ne dhe vëllezërit tanë që qenë para nesh në besim dhe mos na fut në zemrat tona asnjë grimcë urrejtje ndaj atyre që besuan. Zoti ynë! Vërtet që Ti je shumë Dashamirës, Mëshirëplotë!
Të nderuar agjërues!
Dhe Ai është Allahu; La ilahe il-la Huve (askush nuk ka të drejtë të adhurohet përveç Atij). Për të është gjithë lavdërimi dhe falënderimi në të parën (në këtë botë) dhe në të fundit (në jetën e pasosur). Dhe Atij i takon Vendimi dhe tek Ai do të ktheheni (ju të gjithë).
Ulvi Fejzullahu – Bujanoc | |
|