Shoqata e Astronomisë në Arabinë Saudite ka bërë të ditur se në bazë të llogarive astronomike është definuar se dita e Fitër Bajramit do të jetë të dielën me 19 gusht
Sheref Al-Sufjani, anëtar i Unionit Arab të Shkencave për Kozmos dhe Astronomi si dhe zëvendës kryetar i Shoqatës së Astronomisë në Arabisë Saudite, ka deklaruar se ditën e premte me 17 gusht, nuk do të shihet hëna e re e muajit sheval para se të perëndoj dielli.
Ai në vazhdim ka shtuar se ditën e premte nuk do të jetë e mundur në asnjë rajon të Arabisë Saudite që të shihet hëna e re, prandaj dita e shtunë do të jetë dita e tridhjetë e muajit të ramazanit dhe të dielën me 19 gusht, do të jetë dita e Fitër Bajramit.
Një raport tjetër tregon se projekti për vëzhgimin e Hënës në Emiratet e Bashkuara Arabe gjithashtu ka njoftuar se dita e diel në shumicën e shteteve islame e veçanërisht në ato shtete të cilat muajin ramazan e kanë filluar të premten, do të jetë dita e Fitër Bajramit.
Në komunikatën e këtij instituti thuhet se bota islame në ditën e parë të muajit të ramazanit është ndarë në dy pjesë dhe disa shtete ditën e premte me 20 korrik kanë dalë agjërueshëm ndërsa shtetet si Indonezia, Malajzia, Brunei, India, Irani, Afrika e Jugut, Kenia, Iraku, Omani, Siria, Maroku dhe Muritania agjërimin e kanë filluar të shtunën.
Në këtë komunikatë është theksuar se në shtetet të cilat agjërimin e kanë filluar me 20 korrik, me 17 gusht në kohën kur do të perëndon dielli hëna e re nuk do të mund të shihet, çështje kjo që është vërtetuar edhe për shtetet e rajonit të Amerikës Jugore.
Në bazë të këtij raporti thuhet se hëna e re nuk do të shihet as me 18 gusht në shtetet e Azisë Veriore dhe Lindore, Kanada, Evropë, Azinë Qendrore, Siri, Irak dhe në Evropën jugore, por në shtetet e tjera të botës do të mund të shihet hëna e re.