Pesëdhjetëvjeçari Ali Kilicoglu nga krahina lindore turke Elazig, i cili humbi shikimin e tij në moshën shtatë vjeçare, u bë hafiz duke dëgjuar Kura’nin nga shokët e tij
Sot, Kilicoglu mëson hafizët e rinj, duke qenë edhe muhafiz (auditorë) i 50 hafizëve.
Kilicoglu shikimin e tij e humbi në fëmijëri, në vitin 1960.
"Në moshën 16 vjeçare u regjistrova në kursin e mësimit të Kur'anit. Për një kohë shumë të shkurtër i kam memorizuar dy xhuze, apo 40 faqe te Kur’anit. Shumica më thoshin se nuk do të kem sukses, por unë kam besuar në veten time dhe kam vazhduar. Më vonë, kam marrë ndihmë profesionale nga hafizi i njohur Bayram nga Elazigu. Pas kësaj, fillova të memorizoj nga një faqe në ditë", thotë Kilicoglu.
Ky hafiz thotë se në vitin 1971, pasi kishte mësuar një numër të madh faqesh, ka blerë një magnetofon, i cili për te ishte një lehtësim i madh.
"Muhafizi im gjatë ditës lexonte Kur’an dhe atë e regjistronte në shirit, që unë ta dëgjoja gjatë mbrëmjes. Për 19 muaj kam mësuar tërë Kur'an-i-kerimin dhe u bëra hafiz. Më vonë, bashkë me muhafizin tim i mësoja të rinjtë. Në vitin 1976 jam bërë edhe zyrtarisht muhafiz. Jam shumë i lumtur që sot dijen time mund ta barti tek të tjerët", tha Kilicoglu.
Kilicoglu 40 vjet të tij ia ka dedikuar mësimit të Kur’anit, gjatë kësaj periudhë ishte muhafiz i mbi 50 hafizëve.