Kjo Hudbe u Mbajt më: Ligjerues:Mr.Uzeir Ibrahimi07/05/2010-E Xhuma Mualim dhe Zv.Imam në F.shXhamija e Re F.sh KamjanKamjan HARAMET (GJUNAHET) SHKAKU I SHKATRIMIT TË POPUJVE .
Xhemat i nderuar së pari ti falenderohemi Allahut xh.sh. i cili na bëri pjestar të fesë Islame po ashtu ti falenderohemi Allahut xh.sh. i cili na mundësoj që të mbërijm edhe këtë ditën e sodit që të falim edhe këtë namazin e Xhumas së bashku.
Përshëndetje dhe salavate të përzemërta ti dërgojmë pejngamberit tonë, njeriut më të dashur, komentatorit më të mirë të Kur`anit famëlart, predikuesit të fesë Islame, salavatet tona qofshin edhe mbi familjen e tij të pastërt,mbi sahabet e tijë dhe mbi të gjithë ata që u munduan që ta përhapin fenë Islame e cila ka arritur deri tek ne.
Allahu xh.sh në ajetin Kuranor na e bënë të qartë se poqese njriu( njerzimi), pasi që pretendon se i beson Allahut xh.sh.si të vetmin Krijues,dhe Muhammedin a.s. si i Dërguar i Tijë, e më pas ai i then disa norma, apo del nga disa suaza të rregullave të cilët Allahu xh.sh. i pruri nëpërmjet librit të Tijë, si merit do të ket poshtërim në jetën e kësaj bote, e në Ahiret do të ken dënimin e Tij, ku vet Allahu xh.sh. thot:
أَفَتُؤْمِنُونَ بِبَعْضِ الْكِتَابِ وَتَكْفُرُونَ بِبَعْضٍ فَمَا جَزَاء مَن يَفْعَلُ ذَلِكَ مِنكُمْ إِلاَّ خِزْيٌ فِي الْحَيَاةِ الدُّنْيَا وَيَوْمَ الْقِيَامَةِ يُرَدُّونَ إِلَى أَشَدِّ الْعَذَابِ وَمَا اللّهُ بِغَافِلٍ عَمَّا تَعْمَلُونَ {85}
A e besoni një pjesë të librit, e tjetrën e mohoni. Ç’mund të jetë ndëshkimi ndaj atij që punon ashtu prej jush, pos poshtërim në jetën e kësaj bote, e në Ditën e Gjykimit ata hidhen në dënimin më të ashpër. All-llahu nuk është i pakujdesshëm ndaj asaj që veproni ju(Suretul Bekare 85)
Poashtu Allahu xh.sh. në librin e Tijë na tregon disa shembuj se si i shkatroi disa popuj,ku shkak kryesor ka qenë harami(gjunahu),si p.sh. Allahu xh.sh. tregon për dënimin e popullit të Nuhit (a.s.) Lutit (a.s.),popullin e Adit e Themudit etj.
Xhemat i nderuar Allahu xh.sh. këta popuj nuk ishkatroi sepse kishin fizionomi tjetër apo ushqeheshin ndryshe, por vetëm e vetëm sepse ata u zhytën aq shumë në gjunahe sa që haruan edhe krijuesin.
Por a mendojmë se edhe ne poqese zhytemi në mëkate të tepërta,Allahu xh.sh. mund që edhe neve të na jap ndonjë dënim mga toka apo qielli, apo e kemi të sigururt se nuk do të na kaploj neve dënimin i Allahut xh.sh.?!... Pra Allahu xh.sh. na i tregon shembujt që për neve të jet një mësim mos të bëhemi si ata e të meritojmë dënimin e Tijë qysh në Dunja.
Allahu xh.sh. popullin e Lutit a.s. e dënoi vetëm e vetëm sepse ata lejuan martesën e gjinis së njejtë(burrë me burrë) ku në ditët e sodit pothuajse po vazhdon e njëjta gjë, ku disa shtete që na i quajmë të “civilizuara”vec më e kanë miratuar kët ligj dhe pritet që i njëjti ligj të miratohet edhe nga disa shtete që janë me shumic muslimane si në Shqipëri etj, në vend që të miratojnë ligje që janë në përputhshmëri me rregullat njerëzore, ne po mundohemi të nxjerrim ligje cnjerëzore gjë që nuk është edhe te kafshët?.
Si duket ne sot si duket i kemi përmushur të gjitha kushtet e dënimit të Allahut xh.sh.
Muslimanët e sodit ( sidomos në trevat tona) janë të zhveshur aq shumë nga
morali(ahlaku), saqë nuk mund të paramendojmë për krijesën njeri, e mos të flasim për Muslimanin. E në vend që ne të jemi shembëlltyrë për të tjerët, jemi bërë një mostër për gërdi.Jo rastësisht Allahu xh.sh. në një ajet Kuranor thotë:
فَخَلَفَ مِن بَعْدِهِمْ خَلْفٌ أَضَاعُوا الصَّلَاةَ وَاتَّبَعُوا الشَّهَوَاتِ فَسَوْفَ يَلْقَوْنَ غَيًّا
E pas tyre (të mirëve) erdhën pasardhës të këqij, që e lanë namazin e u dhanë pas kënaqësive (trupore), e më vonë do të hidhen në çdo të keqe (ose në Gaja).(Suretul-Merjem 59).[/size]Festat që nuk janë fetaro-kombëtare tonat, si duket më së shumti festohen nga Muslimanët se sa nga ata që u takojnë ti festojnë, edhe ate duke filluar prej 1 Majit, Shëngjergjit, Shën Valentinit, 8 Marsit, 7 Marsit, (e festave tjera që do të dalin), e në anën tjetër nuk jemi në gjendje të festojmë Ditëlindjen e Muhammedit a.s.,Vitin e Ri Hixhrij, Natën e Miraxhit, Regaibit, Kadrit etj, ndoshta edhe skemi njohuri rreth këtyre gjërave, edhe pse Hoxhallarët tregojnë nëpër hutbet e tyre kur u vjen koha, por shumica thonë se se kam ditur apo e kisha haruar. Allahu xh.sh. në një ajet Kuranor thot:
وَلَن تَرْضَى عَنكَ الْيَهُودُ وَلاَ النَّصَارَى حَتَّى تَتَّبِعَ مِلَّتَهُمْ قُلْ إِنَّ هُدَى اللّهِ هُوَ الْهُدَى وَلَئِنِ اتَّبَعْتَ أَهْوَاءهُم بَعْدَ الَّذِي جَاءكَ مِنَ الْعِلْمِ مَا لَكَ مِنَ اللّهِ مِن وَلِيٍّ وَلاَ نَصِيرٍ {120}
[size=18]As jehuditë, e as krishterët kurrë nuk do të jenë të kënaqur me ty deri sa ta pasosh fenë e tyre. Thuaju: “Udhëzimi i All-llahut është udhëzim i drejtë. E nëse pasi që të ka ardhur ty e vërteta shkon pas mendimeve të tyre, nuk ka kush të të ndihmojë e as të mbrojë nga All-llahu”.(Suretul-Bekare120 Shumkush prej nesh mund të thot se ne nuk jemi as Jehudi e as Krishter,por punët që po i kryejmë a nuk ju përngjajn atyre?!!..Për fat të keq dasmat që bëhen sot ndër muslimanët, pothuajse nuk dallojn nga dasmat e të tjerëve, edhe ate duke filluar prej bashkimit të gjinive, alkoolit, muzikës saqë në kohërat e fundit kemi bërë shprehi edhe ndezjen dhe shimjen e qirinjve.A janë këto sipas Kuranit apo sipas Shejtanit?. Secili le ti përgjigjet vetes por duke folut të vërtetën.
Në anën tjetër kur personi ndron jetë, si duket shkojmë jo si obligim fetar por vetëm e vetëm sa pë sy e faqe, sepse kur vjen koha për faljen e namazit të Xhenazes ata që e ndjejn veten si “ përparimtar” vecohen e nuk marrin pjesë në faljen e xhenazes, sa që në kohërat e fundit jemi duke i përcjellur të vdekurit edhe me duartrokitje,te varrezat në vend që tu këndojmë nga një Fatiha, sic porosit Kurani, ne i përkujtojmë ata me nga nj minut heshtje. E këta vepra që po i praktikojmë a nuk u ngjajn traditave Krishtere?!!!...
Allahu xh.sh. na bënë me dije që mos ti zëmë për miq ata që tallen me fenë tonë ku në një ajet të Kuranit Allahu xh.sh. thot:
يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُواْ لاَ تَتَّخِذُواْ الَّذِينَ اتَّخَذُواْ دِينَكُمْ هُزُوًا وَلَعِبًا مِّنَ الَّذِينَ أُوتُواْ الْكِتَابَ مِن قَبْلِكُمْ وَالْكُفَّارَ أَوْلِيَاء وَاتَّقُواْ اللّهَ إِن كُنتُم مُّؤْمِنِينَ {57}
O ju që besuat! Mos i merrni për miq ata të cilëve u është dhënë libri para jush edhe as jobesimtarët që me fenë tuaj tallen dhe luajnë. Kini dro All-llahun po qe se jeni besimtarë.(Suretul-Maide57).Këta gjeste ( këta tradita) që po i bëjmë a nuk i kemi tejkaluar të gjitha kufijt e dënimit nga Allahu xh.sh. por mua më jep kurajo një hadith kudsijj ku Allahu xh.sh. thot”Sa herë më vjen ndërmend ti dënoj njerzit për shkak të gabimeve të tyre që po i bëjnë, por kur i kujtoj fëmijët dhe kafshët pësëri heq dorë nga ki dënim”Si dhe vetëm e vetëm pse jemi ummeti i Muhammedit a.s. pejngamber ki që në vend të mallkimit ka pasur mëshirën, pra na sot tia dijm për nder Muhammedit a.s.,fëmijve tanë si dhe kafshve, sepse shum moti do të kishmi përfunduar sic kanë përfunduar ata popuj që i cek Kurani. Me shpres që të vazhdojm në javët në vijim të lusim Allahun xh.sh që të na bë prej atyre besimtarëve që mundohen të punojnë sipas porosirave të ibrit të Tijë dhe udhëzimeve të Muhammeidt a.s e jo si ata besimtar që veten e konsiderojnë besimtar por punët që i kryajn aspak nuk dallojnë nga jobesimtarët. Si dhe për nder Kur`anit famëlartë, e të Pejngamberit të Tijë, mos t`na largoj nga rahmeti dhe mëshira e Tijë, t`na mundësoj që të përvetësojmë nga shefaati i Kur`anit dhe i Muhammedit a.s., po ashtu të lusim Allahun xh.sh që për hirë të kësaj dite dhe për nderë të këtij namazi neve si besimtar gjunahaqarë t`na i falë gjunahet t`na udhëzojë në rrugë të drejt dhe të shpëtimit si dhe t`na japë të mira si në këte poashtu edhe në botën tjetër.
..................................................Amin............................................................................