Mr.Uzeir-Ibrahimi S.Moderator
Numri i postimeve : 1543 Data e regjistrimit : 19/12/2009 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë.
| Titulli: SHKAKU I DOBËSIMIT TË MUSLIMANËVE Sun 11 Apr 2010 - 8:35 | |
| Kjo Hudbe u Mbajt më: Ligjerues:Mr.Uzeir Ibrahimi 09/04/2010-E Xhuma Mualim dhe Zv.Imam në F.sh Xhamija e Re F.sh Kamjan Kamjan SHKAKU I DOBËSIMIT TË MUSLIMANËVE Xhemat të ndershëm së pari ti falenderohemi Allahut xh.sh. i cili na bëri pjestar të fesë Islame po ashtu ti falenderohemi Allahut xh.sh. i cili na mundësoj që të mbërijm edhe këtë ditën e sodit që të falim edhe këtë namazin e Xhumas së bashku.
Përshëndetje dhe salavate të përzemërta ti dërgojmë pejngamberit tonë, njeriut më të dashur, komentatorit më të mirë të Kur`anit famëlart, predikuesit të fesë Islame, poashtu salavatet tona qofshin edhe mbi familjen e tij të pastër,mbi sahabet e tijë dhe mbi të gjithë ata që u munduan që ta përhapin fenë Islame.
Sipas Kur`anit famëlartë njeriu që i beson Allahut xh.sh si të vetmin Zot, Muhammedin a.s si i dërguari i Tij , është njeriu më i lumtur.
Në këtë botë është mëkëmbës (sundues), e në botën tjetër, është shpëtimtarë. Por siduket muslimanët e sodit, janë populli më i dobësuar e më i nënshtruar në sipërfaqene tokës. Ky poshtërsim, a mos është një ndëshkim nga ana e All-llahut xh.sh , sepse ne jemi ata të cilët edhe pse e kemi librin e Allahut xh.sh në duart tona, por për fat të keq shumë pak apo aspak nuk punojm sipas ligjeve të Tija.
All-llahu xh.sh në një ajet Kur`anor thotë
وَاعْتَصِمُواْ بِحَبْلِ اللّهِ جَمِيعًا وَلاَ تَفَرَّقُواْ وَاذْكُرُواْ نِعْمَتَ اللّهِ عَلَيْكُمْ إِذْ كُنتُمْ أَعْدَاء فَأَلَّفَ بَيْنَ قُلُوبِكُمْ فَأَصْبَحْتُم بِنِعْمَتِهِ إِخْوَانًا وَكُنتُمْ عَلَىَ شَفَا حُفْرَةٍ مِّنَ النَّارِ فَأَنقَذَكُم مِّنْهَا كَذَلِكَ يُبَيِّنُ اللّهُ لَكُمْ آيَاتِهِ لَعَلَّكُمْ {103} تَهْتَدُونَ وَلْتَكُن مِّنكُمْ أُمَّةٌ يَدْعُونَ إِلَى الْخَيْرِ وَيَأْمُرُونَ بِالْمَعْرُوفِ وَيَنْهَوْنَ عَنِ الْمُنكَرِ وَأُوْلَـئِكَ هُمُ الْمُفْلِحُون وَلا تَكُونُواْ كَالَّذِينَ تَفَرَّقُواْ وَاخْتَلَفُواْ مِن بَعْدِ مَا جَاءهُمُ الْبَيِّنَاتُ وَأُوْلَـئِكَ لَهُمْ عَذَابٌ عَظِيمٌ {105} Dhe kapuni që të gjithë ju për litarin (fenë dhe Kur’anin) e All-llahut, e mos u përçani! Përkujtojeni nimetin e All-llahut ndaj jush, kur ju (para se ta pranonit fenë islame) ishit të armiqësuar, e Ai i bashkoi zemrat tuaja dhe ashtu me dhuntinë e Tij aguat të jeni vëllezër. Madje ishit në buzë të greminës së xhehennemit, e Ai ju shpëtoi prej tij. Po kështu All-llahu ua sqaron juve argumentet e veta që ju ta gjeni të vërtetën e lumtur.Nga ju le të jetë grup që thërret në atë që është e dobishme, urdhëron për punë të mbara dhe ndalon nga e keqja. Të tillët janë ata të shpëtuarit.E mos u bëni si ata që u ndanë dhe u përçanë pasi u patën zbritur argumentet. Ata do të pësojnë një dënim të madh. (Ali Imran: 103-105)
Janë shumë shkaqe për dobësimin dhe nëpërkëmbjen e Muslimanëve, po nde do të mundohemi ti cekim vetëm disa prej tyre:
Patriotizmi, Nacionalizmi, si dhe disa grupacione radikale: Mendimi i një populli ndaj një populli tjetër, duke menduar se ky popull dueht të udhëheq popullin tjetër. Dikur, bota islame ishte nji, e cila me ligjin e Kur`anit mbronte të gjithë vëllezërit musliman, duke mos paragjykuar se dikush duhet të udhëheq dikand. Më vonë në kohën e Xhon Turqve, filloi përhapja e Turqizmit, tek Arabët filloi Arabizmi, tek Shquiptarët Shqiptarizmi etj, etj.
2. Fanatizmi medhhebor dhe ideologjit e huaja: Muslimanët e hershëm, si kritere dhe themele kryesore e kishin Kur`anin dhe sunnetin e Muhammeidt s.a.v.s. , ndërsa më vonë vendin e këtyre e morën disa faktor të ndryshëm si p.sh: Kur dikush komenton diçka reth islamit, nuk thotë se ka thënë Kur`ani dhe Muhammeid a.s por thot ka thënë filan dijetari apo shejhul Islami. Dikush në vend të Kur`anit u orientua nga lindja, dikush nga perëndimi, dikush nga e majta e dikush nga e djathta. E Allahu xh.sh thotë:
وَأَنَّ هَـذَا صِرَاطِي مُسْتَقِيمًا فَاتَّبِعُوهُ وَلاَ تَتَّبِعُواْ السُّبُلَ فَتَفَرَّقَ بِكُمْ عَن سَبِيلِهِ ذَلِكُمْ وَصَّاكُم بِهِ لَعَلَّكُمْ تَتَّقُونَ {153} Dhe se kjo është rruga (feja) Ime e drejtë (që e caktova për ju), pra përmbajuni kësaj, e mos ndiqni rrugë të tjera e t’ju ndajnë nga rruga e Tij. Këto janë porositë e Tij për ju, ashtu që të ruheni. (En`am : 153)
3.Shoqërimi me të huajt: Muslimanët e hershëm mik( dost) e kishin Allahun dhe Pejgamberin e Tij, ndërsa muslimanët e sodit dikush e ka mik washingtonin, dikush Moskën e dikush Londrën. Për çështjet që kërkojn zgjidhje nuk kërkojn nga Kurani por nga të “lartpërmendurit”, që Kur`ani na ka treguar për këta se kush janë dhe ç`mendojn për muslimanët. Allahu xh.sh thotë:
وَمَن يَتَوَلَّ اللّهَ وَرَسُولَهُ وَالَّذِينَ آمَنُواْ فَإِنَّ حِزْبَ اللّهِ هُمُ الْغَالِبُونَ {56} E kush ka për mik All-llahun, të dërguarin e Tij dhe ata që besuan, s’ka dyshim se ana (pala-krahu) e All-llahut është ngadhënjyese. (Maide: 56)
4.Besimi në vetëvete: Muslimanët e hershëm, kur vinin në poste të ndryshme vinin me merita, dhe derisa qëndronin në ato poste, ata konsultoheshin mes veti. Ndërsa muslimanët e sodit, kur vin në një pozit dhe fitojn pak fuqi veten e shpallin të pagabueshëm, në vend që të jen në shërbim të popullit, ata popullin e vën në shërbim të tyre. Sot postet nuk u jepen atyre të cilët i meritojn por, ndodh e kundërta.
5. Rroli i kolonializmit dhe Imperializmit: Ky është shkaku më kryesorë që ka ndikuar në ndarjen dhe përçarjen e botës Islame, sepse muslimanët i gjetën të pa organizuar si në asektin shoqëror poashtu edhe në atë fetarë.Ku edhe Jusuf El kardavi thotë se: Muslimanët i gjetën si një trup i sëmurë i cili nuk mund të mbrohet nga mikrobet që e sulmojn nga jashtë.
Për të qenë muslimanët si më parë duhet që në çdo fushë, si ate politike, ekonomike, kulturore apo edhe ate socilae të jenë të bashkuar.
Përveç Allahut dhe Muhammedit a.s mos të kërkojm mik tjetër, sepse Kur`ani dhe jeta e Pejgamberit tonë është dhe do të jetë shembëlltyrë për jetërat tona.
Muhammedi a.s në një hadith na këshillon që të kemi kujdes e mos të përçahemi ku thotë: “Mos u përçani, sepse ata që ishin para jush u shkatëruan përshak se ishin të përçarë”.
Me shpres që të vazhdojm në javët në vijim të lusim Allahun xh.sh që të na bë prej atyre besimtarëve të cilët i përmbahen Librit të tijë dhe udhëzimeve të Muhammeidt a.s si dhe për nder Kur`anit famëlartë e të Pejngamberit të Tijë,mos t`na largoj nga rahmeti dhe mëshira e Tijë, t`na mundësoj që të përvetësojmë nga shefaati i Kur`anit dhe i Muhammedit a.s., po ashtu të lusim Allahun xh.sh që për hirë të kësaj dite dhe për nderë të këtij namazi neve si besimtar gjunahaqarë t`na i falë gjunahet t`na udhëzojë në rrugë të drejt dhe të shpëtimit si dhe t`na japë të mira si në këte poashtu edhe në botën tjetër.
..................................................Amin.................................................................. .......... | |
|