Kjo Hudbe u Mbajt më: 30/04/2010-E Xhuma Xhamija e Re F.sh Kamjan- Ligjerues:Mr.Uzeir Ibrahimi- Mualim dhe Zv.Imam në F.sh- Kamjan
SHKAKU I DOBËSIMIT TË MUSLIMANËVE
(vazhdim i hudbes së parë)
Xhemat të ndershëm së pari ti falenderohemi Allahut xh.sh. i cili na bëri pjestar të fesë Islame po ashtu ti falenderohemi Allahut xh.sh. i cili na mundësoj që të mbërijm edhe këtë ditën e sodit që të falim edhe këtë namazin e Xhumas së bashku.
Përshëndetje dhe salavate të përzemërta ti dërgojmë pejngamberit tonë, njeriut më të dashur, komentatorit më të mirë të Kur`anit famëlart, predikuesit të fesë Islame, poashtu salavatet tona qofshin edhe mbi familjen e tij të pastër,mbi sahabet e tijë dhe mbi të gjithë ata që u munduan që ta përhapin fenë Islame.
Xhemat i nderuar në dersin e mëpërparmë cekëm disa shkaqe për dobësimin e muslimanëve, ku edhe në kët ligjëratë do ti përmendim disa shkaqe të tjera.
Sot për fat të keq edhe pse ne muslimanët e kemi në dorë librin e Allahut xh.sh. jemi populli më i vuajtur në sipërfaqen e tokës edhe ate duke filluar prej asaj ekonomike, sociale shkencore morale etj.
Parashtrohet pyetja se pse të ndodh me ne muslimanët kështu?
Shkaku është sepse ne jemi larguar Kuranit, ligjit të Allahut xh.sh. Sipas ligjeve të Allahut xh.sh.ne nuk jemi besimtar nëse jetom me Islamin dhe për Islamin, nëse Islami nuk bëhet program pë jetën tonë.
Ne të gjith i besojmë Kuranit por si duket në veprimet që po i bëjmë bien ndesh me ligjet e Tija. Shum kush prej nesh lexon ajetet ku urdhërohem për faljen e namazeve, agjërimin e musjt të ramazanit, dhënjen e zekatit, kryerjen e haxhit etj, por sa jemi ne ata që jemi duke i kryer këta urdhëra të Allahut xh.sh., poashtu ne i lexojmë ajetet që na ndalojnë nga kamata, prostitucioni, narkomania,alkooli, etj por sa jemi ne ata që largohemi nga këta ndalesa të Allahut xh.sh.?
Personi që i beson Kuranit se është libër hynor, ai nuk mundë të thot se unë këte e pranoj e këte e refuzoj, sepse këta urdhra apo këta ndalesa janë të caktuar nga Allahu xh.sh, e kjo na bënë neve që të dallohemi prej munafikëve, mos të harojmë se edhe ata thuan dëgjuam, respektuam, poe ata e thonë këte vetëm për cështjet që u shkon në interes të tyre.
Allahu xh.sh. thot;
فَلاَ وَرَبِّكَ لاَ يُؤْمِنُونَ حَتَّىَ يُحَكِّمُوكَ فِيمَا شَجَرَ بَيْنَهُمْ ثُمَّ لاَ يَجِدُواْ فِي أَنفُسِهِمْ حَرَجًا مِّمَّا قَضَيْتَ وَيُسَلِّمُواْ تَسْلِيمًا {65}
Për Zotin tënd jo, ata nuk janë besimtarë (të asaj që të zbriti ty as të asaj para teje) derisa të mos zgjedhin ty për të gjykuar në atë konflikt mes tyre, e pastaj (pas gjykimit tënd) të mos ndiejnë pakënaqësi nga gjykimi yt dhe (derisa) të mos binden sinqerisht.(Suretun-Nisa 65).
Allahu xh.sh. disa popuj i shkatroi dhe i largoi nga mëshira e Tijë vetëm e vetëm se nji pjes të librit e besonin e pjesën tjetër e refuzonin, dhe nuk punonin sipas asaj qëAllahu xh.sh. ua kish caktuar normat e Tija.
Kurani na tregon qart se mospunimi dhe mosgjikymi sipas rregullave Kuranore,te Allahu xh.sh. janë llobaritur jobesimtar.
Allahu xh.sh. thot:
وَمَن لَّمْ يَحْكُم بِمَا أَنزَلَ اللّهُ فَأُوْلَـئِكَ هُمُ الْكَافِرُونَ {44}
E kush nuk gjykon me atë që e zbriti All-llahu, ata janë mohues.(Suretul Maide44).وَمَن لَّمْ يَحْكُم بِمَا أنزَلَ اللّهُ فَأُوْلَـئِكَ هُمُ الظَّالِمُونَ {45}
E kush nuk vendos sipas asaj që zbriti All-llahu, ata janë mizorë (të padrejtë).(Suretul maide 45)
Por a kemi menduar se edhe ne jemi ata që në veprat tona të përditshme një pjes të kuranit e besojmë e pjesën tjetër e mohojmë,si llogaritemi ne te Allahu xh.sh.?
Sot Islami është kufizuar vetëm në ndonjë parimnga parimet e Tija, Islami sot praktikohet betëm në një kënd të jetës sonë, duke menduar se Islami duhet të jet vetëm në Xhami për një kah të caktuar, e kur të dal prej xhamis njeriu ndryshon për 360 shkall.
Xhemat i nderuar jobesimtarët kur iu larguan Biblës së tyre të fallsifikuar përparuan ndërsa ne Muslimanët kur iu larguam Kuranit u shkatëruam, u nëncmuam dhe u gjunjëzuam përpara jbesimtarëve.
Që të arrijmë ate që dikur e kan pasur Muslimanët, e vetmja rrugëdalje e jona është që Kurani të mos jet vetëm nëpër gojat tona poe të jetë në të gjitha poret e jetës tonë, spes Muhammedi a.s. thot:
O besimtar juve po ua lë di gjëra poqese u përmbaheni këtyre gjërave do të jeni të përparuar, në të kundërtën poqese largohen nga këta përgjithmon do të jeni të nëncmuar, ato janë Kurani dhe hadithet e Mija.
Poashtu Allahu xh.sh. na e tërjek vërejtjen, që tu besojmë jo vetëm në fjal por edhe në vepra të gjitha ajeteve Kuranore e jo një pjese ti besojmë e pjesën tjetër ta mohojmë.
Ku edhe Allahu xh.sh. thot:
أَفَتُؤْمِنُونَ بِبَعْضِ الْكِتَابِ وَتَكْفُرُونَ بِبَعْضٍ فَمَا جَزَاء مَن يَفْعَلُ ذَلِكَ مِنكُمْ إِلاَّ خِزْيٌ فِي الْحَيَاةِ الدُّنْيَا وَيَوْمَ الْقِيَامَةِ يُرَدُّونَ إِلَى أَشَدِّ الْعَذَابِ وَمَا اللّهُ بِغَافِلٍ عَمَّا تَعْمَلُونَ {85}
A e besoni një pjesë të librit, e tjetrën e mohoni. Ç’mund të jetë ndëshkimi ndaj atij që punon ashtu prej jush, pos poshtërim në jetën e kësaj bote, e në Ditën e Gjykimit ata hidhen në dënimin më të ashpër. All-llahu nuk është i pakujdesshëm ndaj asaj që veproni ju(Suretul Bekare 85)
Me shpres që të vazhdojm në javët në vijim të lusim Allahun xh.sh që të na bë prej atyre besimtarëve të cilët i përmbahen Librit të Tijë dhe udhëzimeve të Muhammeidt a.s si dhe për nder Kur`anit famëlartë, e të Pejngamberit të Tijë, mos t`na largoj nga rahmeti dhe mëshira e Tijë, t`na mundësoj që të përvetësojmë nga shefaati i Kur`anit dhe i Muhammedit a.s., po ashtu të lusim Allahun xh.sh që për hirë të kësaj dite dhe për nderë të këtij namazi neve si besimtar gjunahaqarë t`na i falë gjunahet t`na udhëzojë në rrugë të drejt dhe të shpëtimit si dhe t`na japë të mira si në këte poashtu edhe në botën tjetër.
..................................................Amin............................................................................