Fare i ri. Dhe me shumë ngjyra: një libër mësimi për fenë islame. Ai do të futet në shkollat fillore të Renanisë Veriore-Vestfalisë. Libri synon të pëcjellë si fakte, ashtu edhe vlera islame. Po cilat vlera?
Mësim i fesë islame në një shkollë fillore në Bonn. Ajo që deri tani quhej “njohuri për fenë islame” dhe që praktikohej si model në shkolla të caktuara, do të quhet në të ardhmen “mësimi i fesë islame” dhe do të futet si lëndë e rregullt në shkollat e Landit të Renanisë Veriore-Vestfalisë. Në kohën e duhur, para fillimit të shkollës më 22 gusht, një shtëpi botuese sipas saj botoi “librin e parë të orientuar në besim për fenë islame në shkolla”.
“Këtë deklaratë, për ta thënë hapur, unë do ta kundërshtoja. Ne kemi ndërkohë një sërë veprash, të cilat informojnë nga perspektiva e brendshme e fesë, pra e fesë islame- kështu që shtëpia botuese bën këtu ca reklamë për punën e saj.” Kështu shprehet Michael Kiefer, ekspert për fenë islame.
Shumë vizatime për klasat e para
Libri i ri i mësimit “Së bashku në rrugëtim” dallohet nga librat e tjerë të fesë islame jo sepse në të janë vënë në qendër normat dhe vlerat. Ai dallohet prej veprave të tjera, si prej “Libri im i fesë islame” dhe “Burimi i bukur” në radhë të parë për shkak të ilustrimeve të shumta.