Zëvendës myftiu në republikën ruse të Osetisë së Veriut, Dudarov Ibrahim, u vra në rrugën për në kryeqytetin këtij vendi, Vladikavkaz
"Ai u vra me pesë plumba nga një distancë e afërt", tha myftiu i Osetisë së Veriut, Kaxhi-Murat Gacalov për agjencinë e lajmeve RIA Novosti.
Vrasja ka ndodhur të mërkurën mbrëma në rrugën kryesore që çon në kryeqytetin e Osetisë së Veriut, republikë e vogël në kufi me Çeçeninë.
"Ky njeri vdiq për shkak të besimit të tij. Unë mendoj se kjo ka të bëjë me punën të cilën ai e ke kryer", tha Gacalov.
"Dikush nuk e donë këtë lloj Islami në Osetinë e Veriut", tha ai, duke mos e elaboruar se kush mund të qëndroj prapa vrasjes.
Ai shtoi se zëvendësi i tij ishte njeri i urtë dhe njeri i paqes dhe se, atë ditë ishte në pushim.
Në këtë republikë edhe në të kaluarën kishte konflikte etnik ndërmjet popullatës shumicë ortodokse dhe pjesëtarëve të pakicës muslimane.