[img][/img]
enjte 23 Maj 2013 11:10 Një person është vrarë nga dy sulmues të panjohur pranë një kazerme ushtarake të trajnimit në Londër, thonë zyrtarët britanik. Dëshmitarët thanë se viktima ishte sulmuar për vdekje me thikë dhe sëpatë. Ngjarja ndodhi sot në Woolwich, në juglindje të kryeqytetit britanik. Pamjet e xhiruara nga një i pranishëm u transmetuan nga kanali ITV, ku shihej një njeri me duar të mbuluara në gjak. Raportet e medias thanë se viktima ishte një ushtar britanik. "Ky është krimi më i tmerrshëm", tha kryeministri David Cameron, përderisa ai ishte në një vizitë të shkurtër në Paris. "Policia janë duke kërkuar faktet e plota në lidhje me këtë rast, por ka indikacione të forta se ky është një incident terrorist”, shtoi Cameron. Dy sulmuesit janë plagosur nga ana e policisë dhe po mbahen nga autoritete e vendit. Ndërkohë, BBC hedh dyshime se krimi është kryer nga imigrantët mysliman, pasi sipas disa dëshmitarëve okular, gjoja se janë dëgjuar brohoritje “Allahu Ekber”. Ndërkohë, këto pretendime qe aktualisht janë te pabaza, kane shkaktuar zemërim ndër qytetaret londinez, dhe dy xhami ne Londër janë bërë pre e sulmeve.[justify]