Një zyrtar i lartë ushtarak libanez thotë se përleshjet kanë shpërthyer jashtë ambasadës iraniane në kryeqytet, mes protestuesve kundërshtarë të Hizbullahut, grup i cili po merr pjesë në luftën siriane. sipas burimeve të këtij zyrtari, një protestues anti-Hizbullat është qëlluar për vdekje. Protesta në ambasadën iraniane përkoi me një tjetër miting të vogël në qendër të Beirutit, ku kritikohej ndërhyrja ushtarake e Hizbullahut në konflikt të Sirisë. Pjesëmarrja e hapur e këtij grupi shiit në luftimet në Siri ka rritur gjithnjë e më shumë tensionet politike dhe sektare në Liban. Përleshjet në veri të vendit janë intensifikuar që kur ky grup konfirmoi zyrtarisht përfshirjen në luftë muajin e kaluar. /mesazhi/[justify]