All-llahu i Madhërishëm thotë:
“Ti shko rrugës së drejtë siç je urdhëruar.” (Hud, ll2)
“Atyre që thonë: “Zoti ynë është All-llahu, e pastaj qëndrojnë në këtë, u vijnë engjëjt: “Mos u frikësoni dhe mos u pikëlloni, por gëzojuni Xhenetit që ju është premtuar.” Ne jemi miqtë tuaj në jetën e kësaj bote dhe në botën tjetër. Atje do të keni tërë ato që dëshirojnë shpirtrat tuaj dhe çdo send që të kërkoni. Si shpërblim nga ai që fal dhe është Mëshirëplotë.” (Fussilet, 30-32)
“Ata që thonë: “Zoti ynë është All-llahu dhe qëndrojnë në këtë, të mos frikësohen as të mos pikëllohen. Ata janë banorë të Xhenetit. Aty do të mbesin përgji-thmonë si shpërblim për atë çka kanë punuar.” (el-Ahkaf, l3-l4)
Hadithi 86
Nga Ebu Amri – ose Ebu Amrete – Sufjan ibn Abdull-llahu r.a. transmetohet se ka thënë: “Thashë: “O i Dërguari i All-llahut! Më thuaj për Islamin atë për çka nuk do të kem nevojë të pyes askënd përveç teje.” Tha: “Thuaj, e besoj All-llahun, pastaj vazhdo me ngulm (në këtë).” (Transmeton Muslimi)