DREJTËSIA - KORREKTËSIA (ISTIKAMEJA)
All-llahu i Madhërishëm thotë:
“Ti shko rrugës së drejtë siç je urdhëruar.”
(Hud, ll2)
“Atyre që thonë: “Zoti ynë është All-llahu, e pastaj qëndrojnë në këtë, u vijnë engjëjt: “Mos u frikësoni dhe mos u pikëlloni, por gëzojuni Xhenetit që ju është prem-tuar.” Ne jemi miqtë tuaj në jetën e kësaj bote dhe në bo¬tën tjetër. Atje do të keni tërë ato që dëshirojnë shpir¬trat tuaj dhe çdo send që të kërkoni. Si shpërblim nga ai që fal dhe është Mëshirëplotë.”
(Fussilet, 30-32)
“Ata që thonë: “Zoti ynë është All-llahu dhe qëndrojnë në këtë, të mos frikësohen as të mos pikëllohen. Ata janë banorë të Xhenetit. Aty do të mbesin përgji-thmonë si shpër¬blim për atë çka kanë punuar.”
(el-Ahkaf, l3-l4)
Hadithi 86
Nga Ebu Amri - ose Ebu Amrete - Sufjan ibn Abdull-llahu r.a. tran¬smetohet se ka thënë: “Thashë: “O i Dërguari i All-llahut! Më thuaj për Islamin atë për çka nuk do të kem nevojë të pyes askënd për¬veç teje.” Tha: “Thuaj, e besoj All-llahun, pastaj vazhdo me ngulm (në këtë).”
(Transmeton Muslimi)