Tregohet se Allahu e pyeti melekun e vdekjes: A ke qarë ndonjëherë kur ua ke marre shpirtin bijve të Ademit? Ai tha po, një herë kam qeshur, një herë kam qajtur dhe një herë jam friguar!
Tha Allahu:po cili ishte rasti kur ke qeshur?Meleku i Vdekjes: kam qeshur me një person të cilit i shkova të ia marr shpirtin e ai kishte qëlluar tek këpuctari dhe i thoshte këpuctarit: “Rregullomi këpucet që të me çojnë edhe një vit, kurse unë duke qeshur ia mora shpirtin duke mos e lejuar që t’i përdorë asnjëherë”.
Tha Allahu: po kur ke qajtë?
Tha: Kam qajtur kur shkova të ia marr shpitin një gruaje e cila kishte foshnjen e saj në krahë dhe ishte në shkretëtirë, ku nuk ishte askush. E prita ta lëshojë foshnjen në tokë dhe ia mora shpirtin duke qajtur dhe duke e lënë edhe fëmijën duke qajtë.
Tha Allahu: po kur je friguar?
Tha meleku: Jam friguar kur shkova të ia marr një dijetarit shpirtin e nga shtëpia e tij dilte dritë e cila më kthente dhe më frigonte, gjithashtu, kur iu afrova dilte dritë nga ai, e kështu ia mora shpirtin.
Allahu tha: A e din ti, se kush ka qene ai dijetar që ia ke marrë shpirtin?
Tha: Jo !
Tha Allahu: Ai ka qenë fëmija i cili të ka bërë të qash kur ia more shpirtin nënës së tij në shkretëtirë, pastaj Unë u kujdesa për këtë fëmijë derisa u rrit dhe e mbaroi jetën e tij…