Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Teknologji:Automobilat që flasin me njëri tjetrin! Mon 10 Sep 2012 - 19:05 | |
| Brenda disa javësh, rreth 2,800 automobila, kamiona dhe autobusë do të fillojnë të flasin mes veti në rrugët Ann Arbor të Mishiganit, në një eksperiment për të cilin zyrtarët qeveritar shpresojnë të nënkuptoj rrugë më të sigurta në të ardhmen e afërt. Pajisjet pa tela do t’i mundësojne makinave të dërgojnë sinjale njëra tjetrës, duke i paralajmëruar shoferëve rreziqe të ndryshme të trafikut. Ato gjithashtu do të mundësojnë të ndryshojnë ngjyrën e semaforit në të gjelbër nëse nuk ka vetura tjera afër. Departamenti i Transportit në Universitetin e Michigan-it shpreson se projekti një vjeçar do të mbledh informata të mjaftueshme që tregojnë se këto pajisje do të ndihmojnë në parandalimin e ndeshjeve në komunikacion. Zyrtarët thonë që eventualisht të gjithë automobilat do të jenë të pajisur me këto pajisje. Deri tani, 500 automobila të pajisur vozisin nëpër rrugë. Ky numër do të bëhet 2,800 në gjashtë javët e ardhshme në SHBA. Më shumë se 32,000 njërëz kanë pësuar vdekje në ndeshje të trafikut në komunikacionin amerikan vitin e kaluar. Numri i ndeshjeve është duke u zvogëluar në raport të drejtë me shtimin e pajisjeve të ndryshme automobilistike që ndihmojnë vozitësit dhe mbajnë veturat nën kontroll në rastet emergjente. (Telegrafi) | |
|