Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Teknologji: Programet më të mira antivirus Sat 27 Apr 2013 - 17:36 | |
| Interneti mund të jetë vend shumë i rrezikshëm nëse këtu gjendeni pa mbrojtje. Për shumë përdorues programet e njohura antivirus mund të paraqesin problem pasi që xhepi i tyre nuk u lejojnë që t’i blejnë ato. Gjithmonë dhe pothuajse për çdo gjë ekzistojnë alternativa, përkatësisht versione pa pagesë të programeve të caktuara për mbrojtje nga viruset dhe rreziqet e ndryshme të cilat mund të shkaktohen nga rrjeti i internetit, nga faqet e caktuara. Në vazhdim do të paraqesim programet më të mira antivirus që momentalisht janë në treg dhe të cilat natyrisht mund të merren falas.
AVG
Kjo është një pako solide e programit për mbrojtjen e të dhënave. Në treg janë antivirusi, skaneri për postën elektronike, mbrojtja nga vjedhja e identitetit dhe mbrojtja e veçantë me rastin e shëtitjes nëpër internet, përkatësisht me rastin e vizitës së faqeve të caktuara. Kur ndërfaqja është në pyetje, kjo ndoshta është më e komplikuara nga të gjithë antivirusët që gjenden momentalisht në treg, kështu që nevojitet kohë shtesë për “arritjen e cakut”. Shumica e përdoruesve e zgjedh programin antivirus AVG pikërisht për shkak të paletës së gjerë të shtesave, derisa mbrojtja është në nivelin e mesatar. Këtë antivirus mund ta shkarkoni dhe gjeni në ueb-sajtin: free.avg.com.
Avast
Ky është njëri nga programet më të popullarizuara në botë kur është në pyetje mbrojtja nga viruset dhe rreziqet e ndryshme. Është shumë i thjeshtë për instalim, dhe pas këtij veprimi skanimi i shkurtë i kompjuteri do t’u shfaq dhe tregojë problemet e tanishme dhe problemet potenciale që mund të paraqiten në të ardhmen e afërt. Në testin e pavarur (AV-Test) antivirusi Avast është treguar si njëri nga programet më të kompletuara për mbrojtjen nga të gjitha “sulmet” që vijnë nga interneti. Këtë antivirus, natyrisht nëse jeni të interesuar për të, mund ta gjeni në ueb-faqen www.avast.com.
Avira
Ndoshta e ka ndërfaqen më komplekse kështu që do t’ju duhet pak kohë që të mësoheni me të dhe ta shihni se si funksionon, kuptohet në mënyrë të drejtë, por antivirusi Avira është shumë i fuqishëm kur është në pyetje mbrojtja nga viruset. Përveç programit kryesor, në ofertë është edhe shtesa për mbrojtje me rastin e shfrytëzimit të shfletuesve të ndryshëm të internetit. Me ndihmën e tij përdoruesi ka mbrojtjen shtesë nga viruset dhe rreziqet e ndryshme, bllokon reklamat nga interneti dhe ofron edhe mbrojtjen e veçantë me rastin e shfrytëzimit të rrjeteve të ndryshme shoqërore. Megjithatë për shkak të kësaj do të ndryshohet edhe faqja fillestare me rastin e kërkimeve të ndryshme në internet. Faqja ku mund ta gjeni këtë program kundër viruseve të ndryshëm është: www.avira.com
Malwarebytes
Asnjë antivirus nuk ofron mbrojtjen 100 për qind, ndërsa ky është edhe një program i cili mund të shfrytëzohet si mbrojtje sekondare kur nuk jeni të sigurt se antivirusi kryesor ka bërë ndryshime dhe nuk ofron mbrojtjen e dëshiruar. Është shumë i thjeshtë për përdorim, ndërfaqja ofron vetëm disa opsione dhe gjëja e mirë në tërë këtë gjë është se programi nuk është “i vështirë dhe i rëndë” për kompjuterin. Pas skanimit, programet e padëshiruara mundeni lehtë t’i largoni nga sistemi. Adresa ku mund ta gjeni antivirusin malwarebytes është www.malwarebytes.org.
Bitdefender
Ky program nuk duhet assesi të jetë zgjidhja primare, përkatësisht antivirus i cili do t’ju ofrojë mbrojtjen në kohën reale, pasi që në thelb ai nuk e ofron një gjë të këtillë. Antivirusin Bitdefender duhet secilën herë ta startoni në mënyrë që t’ju skanojë fajlat e dëshiruar. Dhe në këtë është më i miri. Definitivisht është njëri nga programet që do t’i dallojë 99% të sulmeve të dëmshme, të cilët programet tjera do t’i lëshojnë dhe do t’ju ikin nga filtrat e tyre. Edhe këtë program mund ta gjeni në internet nëse dëshironi ta shkarkoni dhe atë në adresën: www.bitdefender.com
Mbrojtja për pajisje mobile
Gjithnjë e më i madh është numri i përdoruesve që në internet qasen nëpërmjet telefonave mobil. Për këtë tashmë janë paraqitur versionet e antiviruseve të njohur për pajisjet me Android dhe sistemin operativ iOS. Këtu janë “Avira”, “AVG”, “Avast”, por edhe “Zone”, “Gdata” dhe shumë të tjerë. Sipas hulumtimeve të fundit, sulmet në telefonat dhe pajisjet tjera, si tablotë, janë në rritje të dukshme, ndërsa cak i këtyre sulmeve është më së shumti sistemi operativ Android i kompanisë së njohur “Google”.
E dimë që këta antivirus që i përmend më lart nuk ofrojë mbrojtjen e plotë, por marrë parasysh që janë falas ata ofrojnë disa mundësi të mira. Por nëse keni para dhe dëshironi të keni një siguri të plot atëherë në treg mund të gjeni programe të ndryshme të cilat ofrojnë një mbrojtje të plotë. Shpresojmë që sado pak ju kemi ndihmuar me këta antivirus duke u ofruar disa informacione, e juve u mbetet të zgjidhni se cilin dëshironi ta shkarkoni dhe instaloni në kompjuterin tuaj. | |
|