Gomari i Nastradin Hoxhes ishte plakur. Fuqia e vjetër që kishte pasur njëherë e një kohë dhe shëndeti e kishin lenë me kohë.
Shumë e shumë kohë më parë, kur ishte i fortë, si ndonjë dem, ky gomar e sillte Nastradin Hoxhën nga malet në fshatin e tij për një orë, kurse tani ketë largësi filloi ta bënte për dy orë të mira.
Nje ditë kur kishte shkuar tek një i njohur për t'i qarë hallin, njohuri si e pa me kujdes se në ç'gjendje kishte arritur gomari i Nastradinit u mendua një cope here dhe e këshilloi kështu:
- Gornarin tënd për hallin që ka do ta lyesh me një çikë nishader dhe ke për ta parë se po t' i bësh këtë, atij do t'i vijë menjëherë fuqia. Ka për të rendur me shpejtesi sa edhe ti do të çuditesh kur ta
shikosh!
Dhe Hoxha pa u vonuar e provoi kete gjë. Sa u kenaq Hoxha kur pa se me te vertete i erdhi shpirti gomarit dhe iu ngjall fuqia e dikurshme, bile aq e forte sa këtë herë filloi që të vinte nga malet në shtëpi, poshtë në fshatin e tij, për një gjysëm ore. Hoxha ishte i Iumtur sa s' ka për zgjidhjen qe i gjeti hallit të tij. Te nesërmen e asaj dite të paharruar, kur gomari i tij filloi të vraponte me fuqinë e një kerrici të ri, ne mengjes shkoi përsëri për dru lart në mal. Drutë që preu ia ngarkoi gomarit. Por këtë herë për veten e tij filloi ta ndjeje që nuk kishte zgjidhje, meqenëse edhe vetë ishte i plakur dhe pa fuqi, ndaj me nishaderin me të cilin sapo kishte lyer gomarin, vendosi që të lyente edhe trupin e tij. Mirëpo pa e mbaruar mirë këtë provë filloi që t'i hiqte shpirti keq ngaqë u ndez flakë, prandaj filloi të vraponte teposhtë malit me sa i mbanin këmbët... Me atë vrull që kishte marë arriti në shtëpi përpara gomarit. Gruas së tij që po e shikonte me sy të hapur fort nga habia, i tha duke iu marë fryma:
A ç' kishte për të ndodhur, ndodhi! Unë po vrapoj për tek liqeni.
Kur të vijë gomari thuaji edhe atij që të veprojë kështu si unë, të gjeje edhe ai i shkreti një zgjidhje për të shpëtuar kokën e vet!