Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | (Gazmore nga Nasradini) Nasradini dhe xhemati | |
Njëherë hoxhë Nastradini u ngjit në faltore, për të predikuar dhe tha: “Besimtarë, a e dini se ca do t’u them” Ata iu pergjigjën: “Jo, nuk e dimë.” Ateëherë hoxha tha: “Kur ju nuk e dini, atehërë, c’mund t’u flasë” Me këto fjalë, ai zbriti nga faltorja, dhe shkoi në punën e vet. Herën tjetër ai hipi përsëri në faltore dhe u drejtoi të njejtën pyetje, njerëzit iu përgjigjën : “E dimë.” “Pra, përderisa ju e dini, d.m.th. që s’është nevoja që unë t’u fasë” Kështu tha dhe përsëri u largua. Besimtaret, të habitur, vendosën që, kur hoxha të hipi prapë në faltore, t’i përgjigjen: “Disa nga ne e dinë, kurse të tjerët nuk e dinë.” Pasi u ngjit për herë të tretë në faltore, Nastradini, sipas zakonit, iu drejtua popullit me të njejtën pyetje. Pergjig ja ishte: “Disa nga ne e dinë, kurse të tjerët nuk e dinë.” Nastradini duke mbajtur seriozitetin, tha me zë të lartë: “E mrekulluesheme! Atëherë, ata që dinë le tua tregojnë atyre që nuk e dinë.” | |
|