Xhabir efendiu: Hoxhë efendi, ma jep mua sot gomarin?
Nasradini: Gomarin e kam çuar në shkollë Xhabir efendi.
Xhabir efendiu:Ç'thua ti! Ne nuk po dërgojmë dot fëmijët në shkollë. Ç'punë ka gomari yt atje?
Nasradini: Ndihmon mësuesin,kur ai nuk di ndonjë gjë!
Xhabir efendiu: E çfarë nuk di një mësues?
Nasradini: Nuk di të mbartë ngarkesa.
Xhabir efendiu: Ëhëë,Atëherë do të vij ta marr kur të kthehet nga shkolla.
Nasradini: Tani që shkon në shkollë, nuk pëlqen çdo lloj njeriu. Kështu që gjeji vetes ndonjë gomar pa shkollë....hahahhaha.