- Cito :
-
Rrjeti i googles ka refuzuar kërkesat e presidentit Barak Obama për ndërprejen e filmit kundër islamit.
Rrjeti i googles ka refuzuar kërkesat e presidentit Barak Obama për ndërprejen e filmit kundër islamit. Ata kanë thënë se kanë ndërprerë shfaqjen e filmit në disa vende arabe islame menjëherë pas shpërthimit të protestave në ato vende.
Përgjegjësit nga shtëpia e bardhë kanë kërkuar që google të tërheq shfaqjen e filmit.
Ata kanë thënë se jemi obliguar ta ndërpresim shfaqjen e filmit në Indi dhe Indonezi pasi të mërkurën shpërthyen protesta në Libi e Egjipt.
Ata janë përgjigjur se nuk e kanë ndërprerë shfaqjen e filmit nga censura politike por ligji vendor e kërkon një gjë të tillë. Google ka deklaruar se shfaqja e filmit nuk bie ndesh me parimet kryesore të saja.
Edhe pse presidenti Barak Obama dhe sekretarja e shtetit Hillari Klinton kanë kërkuar falje për shfaqjen e filmit google ka thënë se ajo nuk mund ta ndërpres shfaqjen e tij ngase këtë ia lejon ligji për të drejtat e shprehjes së lirë./mesazhi/Sh.Hulaj.