Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | Ankesë kundër revistës që publikoi karikaturat e Muhamedit (alejhi selam) | |
Një ankesë u depozitua në Prokurorinë e Parisit kundër ''Charlie Hebdo'' për nxitje të urrejtjes pas publikimit të mërkurën nga e përjavshmja satirike të karikaturave të Pejgamberit (alejhi selam), bëri të ditur burimi gjyqësor. ''Një hetim u hap nga prokuroria për piraterinë viktimë e së cilës ka qenë faqja e internetit të të përjavshmes'', theksoi i njëjti burim. Ankesa kundër ''Charlie Hebdo'' u depozitua në mesditë në emër të një organizate që quhej Shoqëria Siriane për Liri. Kjo e fundit theksoi se ''Charlie Hebdo'' vendosi t'i hedhë ''benzinë zjarrit'' duke publikuar një karikaturë kundër Pejgamberit Muhamed (alejhi selam)'', sipas tekstit të kësaj ankese. Pala ankuese akuzon të përjavshmen për provokim publik, diskriminim, urrejtje apo dhunë kombëtare, raciale apo fetare. ''Ankesa u mirëprit nga prokuroria që do të vendosë për çdo veprim gjyqësor'', theksoi burimi gjyqësor./trt/kohaislame | |
|